Trump ka deklaruar para gazetarëve gjatë fluturimit me avionin presidencial “Air Force One” se një veprim i tillë nuk do të ishte i drejtë, raporton Reuters, përcjellë RTKlive.

“Do të më lejohej të bëja këtë, por nuk do ta bëja. Mendoj se nuk do të ishte e drejtë. Njerëzit nuk do ta pëlqenin”, është shprehur ai.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas një periudhe spekulimesh, të nxitura nga disa shenja të nënkuptuara, përfshirë edhe shpërndarjen e kapelave me mbishkrimin “Trump 2028” në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Nenit 22 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, presidentët lejohen të mbajnë vetëm dy mandate të plota, duke ndaluar kështu një kandidim për mandat të tretë.