By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…
October 28, 2025
Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime
October 28, 2025
Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës
October 28, 2025
Qytetet më të mira në Evropë: Turistët magjepsen nga një qytet me arkitekturë luksoze dhe jetë nate të gjallë – me pamje nga deti
October 28, 2025
Gjykata Speciale pa monitorim përkatës
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 4.7 milionë euro mashtrime me Call Center, GJKKO dënon me 170 vite burg grupin e Bruno Çobos
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 4.7 milionë euro mashtrime me Call Center, GJKKO dënon me 170 vite burg grupin e Bruno Çobos
Lajme

4.7 milionë euro mashtrime me Call Center, GJKKO dënon me 170 vite burg grupin e Bruno Çobos

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 8:08 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme, ka dhënë sot dënimin për Bruno Çobon, i cili u ekstradua nga Dubai për krime me call centerat në vlerën e miliona eurove, dënim është dhënë dhe për grupin e tij.

Ku në total për 16 të pandehurit mbledhur bashkë janë dhënë 170 vite burg. Ata përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Të pandehurit janë: Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna”.

Çobo është dënuar fillimisht me 12 vite burg, masë e cila është ulur me 1/3-ën, duke e dënuar përfundimisht me 8 vite burg.

Dënimet për 15 të pandehurit e tjerë

Elisa Çaçi – 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim

Gilbert Pushani 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim

Aldo Pasku 6 vjet e 8 muaj burgim

Bruno Gjika, 6 vjet e 8 muaj burgim

Rezarta Ibrahimi (Çaçi) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Valbona Abedinaj 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim

Erion Kastrati 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim

Orland Cani 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Florjan Bregu e 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Hamit Dobi 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Greta Gjoci (Pepa) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Gjin Shelnishta e 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Antoneta Malo (Pepkolaj) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Silvana Veliu 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Mojsi Zuna 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim

Vendimi i plotë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 66, datë 27.10.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

1.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

1.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

1.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim

2.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

2.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

3.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

3.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

4.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Aldo Pasku dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

4.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Aldo Pasku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

4.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Gjika dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

5.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Gjika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

5.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

6.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Rezarta Ibrahimi (Çaçi), dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

6.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

6.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

7.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Valbona Abedinaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

7.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Abedinaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

7.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit duke përllogaritur edhe periudhën e vuajtur me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

8.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erion Kastrati dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

8.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erion Kastrati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

8.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

9.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Orland Cani dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

9.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Orland Cani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

9.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florjan Bregu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florjan Bregu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

10.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Hamit Dobi dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamit Dobi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

11.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

12.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Greta Gjoci (Pepa) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

12.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

13.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

13.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gjin Shelnishta dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

13.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gjin Shelnishta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

13.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

14.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

14.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Antoneta Malo (Pepkolaj) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

14.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

14.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

15.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

15.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Silvana Veliu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

15.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Silvana Veliu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

15.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

16.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

16.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri MojsiZuna dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

16.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mojsi Zuna i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

16.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

17. Sendet e sekuestruara dhe provat materiale bashkëlidhur dosjes hetimore, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe të mbeten në ruajtje për efekt të procedimit penal të ndarë me nr.121/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme.

18. Shpenzimet procedurale në hetim, si dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, ju ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

19. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

You Might Also Like

Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…

Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime

Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës

Gjykata Speciale pa monitorim përkatës

Mali i Moknës dhe Liqeni i Ujmanit, asete të shtetit nën mbrojtje

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
A është e mundur të njihet Krimeja si ruse? Çfarë thonë ligjet
Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë
“Në rolin e Sobchak.” Runet për emërimin e Boris Nadezhdin për president
Dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit- kendveshtrimi i Beogradit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?