Bëhet e ditur se nNë aktgjykimin PA.nr.24/2025, Gjykata vlerësoi se udhëzuesi i kontestuar nuk përmban elementet e një akti nënligjor normativ, dhe rrjedhimisht nuk plotëson kushtet për shqyrtim gjyqësor si i tillë.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, dokumenti i publikuar nga ZRRE nuk përmban norma juridike me fuqi detyruese, por vetëm udhëzime të natyrës informuese dhe orientuese për konsumatorët lidhur me hapat që duhet ndjekur për kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Gjykata theksoi se Udhëzuesi nuk krijon, ndryshon apo shfuqizon norma juridike, prandaj nuk prodhon efekte juridike detyruese për palët, dhe si rrjedhojë nuk mund të jetë objekt i padisë për shfuqizim si akt nënligjor normativ.

Në përfundim, Gjykata Supreme, duke u mbështetur në nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Konfliktet Administrative (LKA), sqaroi se kjo gjykatë është kompetente për të gjykuar në shkallë të parë dhe të vetme vetëm paditë që lidhen me aktet nënligjore normative, ndërsa të gjitha paditë tjera shqyrtohen nga gjykatat e shkallës së parë kompetente.