By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OAK dhe KGJK diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OAK dhe KGJK diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
Lajme

OAK dhe KGJK diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 7:56 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilloi një takim me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë juridike për investitorët.

 

Përmes një komunikate për medie nga OAK bën ditur se Kelmendi dhe Zogaj, folën për përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit, trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë në punë dhe luftimin e veprave penale kundër ekonomisë, veçanërisht luftimin e korrupsionit në sektorin privat,  rritjen e transparencës të sistemit të drejtësisë dhe sigurimin e zgjidhjes së drejtë dhe në kohë të rasteve në prokurori dhe gjykatë.

Në komunikatë thuhet se ata shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Odën Amerikane përmes kanaleve formale të komunikimit. Krejt në fund, ata inkurajuan bizneset dhe qytetarët që të përdorin mekanizmat zyrtarë për raportimin e çështjeve dhe shqetësimeve të tyre, duke theksuar angazhimin institucional në trajtimin sa më të drejtë dhe efikas të rasteve që bien në kompetencë të tyre.

“Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se Oda Amerikane ka qenë dhe mbetet një promovuese e vazhdueshme e sundimit të ligjit si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe klimë të besueshme investimi. Ndërkaq, Korab Sejdiu, Kryesues i Komitetit të Shërbimeve Financiare dhe Klimës Investuese të Odës Amerikane, theksoi rëndësinë e adresimit të rasteve specifike që kërkojnë vëmendjen e institucioneve të drejtësisë, si një mënyrë për të ndërtuar besim më të madh në sistem dhe për të përmirësuar perceptimin e përgjithshëm të klimës së sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë diskutimit, përfaqësuesit e sektorit privat shprehën shqetësimet e tyre lidhur me aspekte të ndryshme të funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe ndikimin e tij në mjedisin e biznesit.

“Oda Amerikane rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur nisma që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e llogaridhënies dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në vend. Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe progresi i arritur ndër vite nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, si një nxitje për vazhdimin e përparimit në forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e besimit të komunitetit të biznesit”, thuhet në fund të komunikatës.

You Might Also Like

Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së

Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`

Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës

Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike

Kurti mirëpriti kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë Policinë e Kosovës
Arrestohen dhjetë (10) persona në Prishtinë, dyshohen për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje
Vuçiq për vizitën e kreut të CIA-s në Beograd: Një takim i rëndësishëm
Rusia dhe Ukraina: “Vlon” midis Wagnerit dhe ushtrisë ruse – Prigozhin pretendon se gënjen për numrin e viktimave ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?