By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria ende pa vendim për Komisionin për verifikimin e diplomave serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria ende pa vendim për Komisionin për verifikimin e diplomave serbe
Lajme

Qeveria ende pa vendim për Komisionin për verifikimin e diplomave serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 6:18 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Qytetarët serbë të Kosovës, nga data 15 tetor, nuk mund të aplikojnë më për verifikimin e diplomave të shkollave të mesme dhe të universitetit në Mitrovicën e Veriut, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Qeveria ende nuk ka vendosur nëse do ta zgjasë mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave, ndërsa njohës të arsimit thonë se ky komision është një urë e rëndësishme për integrimin e qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës ende nuk ka sqaruar nëse do t’ia zgjasë mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga shkollat e mesme dhe Universiteti i Mitrovicës së Veriut, që funksionon sipas sistemit paralel të Serbisë në Kosovë.

Mandati i këtij komisioni ka skaduar më 15 tetor, pasi herën e fundit Qeveria e kishte zgjatur vetëm për dy muaj, dhe jo për gjashtë muaj siç kishte bërë për më shumë se një dekadë, që nga marrëveshja e arritur në Bruksel në vitin 2016.

Kryesuesja e komisionit, Elizabeth Gowing, shtetase britanike dhe kosovare, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se funksionimi i këtij komisioni është tejet i rëndësishëm për integrimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e shtetit të Kosovës.

Sipas saj, verifikimi i diplomave lehtëson punësimin e qytetarëve serbë në sektorin publik të Kosovës.

“Unë e shoh këtë komision si shumë të rëndësishëm për integrimin në shoqërinë e Kosovës të të gjithë qytetarëve serbishtfolës. Këtu nuk janë vetëm serbët që kanë aplikuar, por edhe romët dhe boshnjakët”, tha Gowing.

Ajo sqaroi se komisioni nuk njeh diploma, por shërben si mekanizëm që u mundëson qytetarëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës.

Sipas Gowing, zgjatja e mandatit të komisionit do të ishte në përputhje me vlerat kushtetuese të Kosovës, që parashohin që 10 për qind e vendeve të punës në institucionet shtetërore t’u takojnë komuniteteve joshumicë.

Ajo foli edhe për sfidat me të cilat është përballur ky komision, duke theksuar se sfida kryesore ka qenë mungesa e një mandati të plotë.

“Ky komision kurrë nuk është parë si një mekanizëm afatgjatë. Kjo ka pamundësuar gjetjen e një zgjidhjeje për statusin e universitetit dhe të sistemit arsimor në gjuhën serbe”, theksoi Gowing.

“Unë shpresoj që mandati do të zgjatet përsëri, por kjo varet nga një vendim i Qeverisë”, shtoi ajo.

Njohës të fushës së arsimit theksojnë se, pavarësisht mungesës së një zgjidhjeje për statusin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut – i cili zyrtarisht figuron në mesin e universiteteve publike të Serbisë – funksionimi i këtij komisioni është i domosdoshëm për verifikimin e diplomave.

Bardha Qirezi, drejtoreshë e organizatës “EduTask”, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se përmes verifikimit të diplomave mundësohet punësimi dhe integrimi i qytetarëve të komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.

“Është tepër me rëndësi që të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe banorët e tjerë rezidentë, të integrohen në sistemet kosovare, qoftë në arsim apo në punësim”, tha Qirezi, duke shtuar se zgjatja e mandatit të këtij komisioni është e domosdoshme, sidomos për integrimin e serbëve në administratën publike të vendit.

Deri më tani, përmes OJQ-së “Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve”, komisioni ka verifikuar 450 diploma të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili nuk njihet zyrtarisht nga Kosova.

Kjo marrëveshje parasheh që edhe autoritetet e Serbisë t’i njohin diplomat e studentëve nga Lugina e Preshevës që kanë studiuar në Kosovë. Megjithatë, Serbia – përkundër marrëveshjeve të nënshkruara – vazhdon të mos i njohë diplomat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të diplomuar në universitetet e Kosovës.

Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve, në një përgjigje për Radio Kosovën, ka vlerësuar gjithashtu se mandati i këtij komisioni duhet të vazhdohet.

Në vitin 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, Kosova, Serbia dhe katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor nënshkruan një marrëveshje rajonale për njohjen e diplomave, por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar.

Serbia, ndërkohë, ka përfshirë Universitetin e Mitrovicës së Veriut dhe Akademinë e Studimeve të Aplikuara të Kosovës – me seli në Leposaviq – në listën e saj të universiteteve publike, gjë që kundërshtohet nga Kosova.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupi gjykues i Speciales i bën thirrje mbrojtjes t`i shmangë vonesat

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë
Udhëheqës i frustruar kinez e tërheq mënjanë kryeministrin e Kanadasë dhe e paralajmëron atë – “Justin, kjo nuk është e drejtë!” (VIDEO)
Irani teston me sukses raketën balistike me rreze të lartë veprimi
Moti sot, i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?