By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse
Lajme

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times
Last updated: 2025/10/30 at 12:27 AM
Kosova Times Published October 29, 2025
Share
SHARE

Deputeti Anton Quni deklaroi në RTK-Prime se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë tashmë publik. Ai shpjegoi arsyet pse nuk ka pajtim për partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe faktorët që e bëjnë të pamundur krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.

 

Deputeti Anton Quni deklaroi në RTK-Prime se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë tashmë publik. Ai shpjegoi arsyet pse nuk ka pajtim për partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe faktorët që e bëjnë të pamundur krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.

“Duke u bazuar në këto fakte dhe në rrethana të tjera të njohura, ne kemi parashikuar situatën që na pret. Qysh para disa muajsh kemi dalë me një propozim-zgjidhje, të cilin e kemi ofruar me bindjen se do të merret në konsideratë nga të gjithë liderët e partive politike, si rruga më e mirë për të krijuar qeverinë dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në qeverisjen e ardhshme,” ka thënë Quni.

Ai shtoi se në LDK kanë shprehur gatishmërinë që të gjitha partitë parlamentare të jenë pjesë e një qeverie uniteti, gjithëpërfshirëse, teknike dhe të përkohshme, me kohëzgjatje të caktuar dhe një agjendë të përbashkët.

Sipas tij, kjo agjendë duhet të ndahet sipas prioriteteve, duke pasur parasysh se shumë shpejt do të jetë zgjedhja e presidentit dhe se të gjitha këto çështje duhet të trajtohen në një paketë të vetme.

Sa i përket deklarimit të kryeministrit në detyrë se LDK nuk do të hyjë në qeveri nëse aty nuk është edhe PDK-ja, Anton Quni rikujtoi se LDK ka qenë më parë në qeverisje të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje edhe pa PDK-në. Sipas tij, nuk qëndron pretendimi se LDK nuk ka një rrugëtim të pavarur nga partitë e tjera.

Quni shtoi se nuk ka gatishmëri të sinqertë nga Vetëvendosje për partneritet me LDK-në, duke theksuar se LDK tashmë ka përvojë nga qeverisja e përbashkët me këtë subjekt, e cila ishte quajtur “qeveria e shpresës”. Ai tha se pritjet atëherë ishin shumë të mëdha, por se me kohë është kuptuar që ai skenar ishte i përgatitur për ta dëmtuar LDK-në.

Ai shtoi se, nëse kanë gabuar një herë, kjo nuk do të thotë se do të bien dy herë në të njëjtën grackë. Sipas Qunit, kjo përvojë, bashkë me problemet e tjera që janë akumuluar ndërkohë, është një nga faktorët që LDK i merr sot në konsideratë.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times October 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Osmani: Të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengje dhe të burgosur
Rreth Hamasit! Kush është, si erdhi, cila është strategjia e saj
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?