Gjatë takimit, Kryesia e SPERTK-së e informoi kryetarin Basha në detaje lidhur me situatën e rëndë në transmetuesin publik, veçanërisht për mungesën e buxhetit dhe pasojat që kjo ka sjellë në vonesat e pagave për punëtorët e RTK-së.

Kryetari i Kuvendit, z. Basha, shfaqi mbështetje për RTK-në, por shtoi se këtë vullnet nuk dihet nëse e kanë subjektet e tjera politike për ta tejkaluar këtë çështje. Ai gjithashtu njoftoi se nesër, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike, do të kërkojë urgjentisht formimin e trupave të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mundësohet zgjidhja sa më e shpejtë e situatës.

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj gjendjeje, ku mbi 700 punonjës të RTK-së mbesin pa paga dhe rrezikohet vazhdimësia e transmetimit publik.

“Sindikatа kërkon nga të gjitha grupet parlamentare dhe përfaqësuesit politikë në Kuvend, si dhe menaxhmentit e Bordit  te RTK-së që të veprojnë me urgjencë për të siguruar stabilitetin financiar dhe funksional të RTK-së”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK).