By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga
Lajme

Haxhiu: E papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga

Kosova Times
Last updated: 2025/10/30 at 7:14 PM
Kosova Times Published October 30, 2025
Share
SHARE

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila pas mbledhjes së Kryesisë foli në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Kosova deri tash nuk ka pasur një situatë të tillë të ngjashme dhe në këto rrethana, sipas saj, Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësinë në raport me situatën. Ajo tha se është e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga, kur një gjë e tillë do të mund të anashkalohej me një kontribut të vogël të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

 

“Së pari është buxheti për RTK-në, për ne është e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga. Me një kontribut të vogël të deputetëve të Kuvendit kjo çështje do të mund të anashkalohet, gjegjësisht të adresohej në mënyrë të përgjegjshme. Së dyti sa i përket buxhetit për tri komunat, Prishtina Gjilani e Zubin Potoku dhe së treti Buxheti i Republikës për vitin 2026”, tha Haxhiu.

Ajo ka rikujtuar se buxheti mund të shfrytëzohet vetëm deri në shkurt të vitit të ardhshëm, madje tha nëse vendi ballafaqohet me proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, as për to nuk do të ketë buxhet, pa u votuar tjetri.

“Nëse nuk ka një buxhet tjetër të miratuar nuk mund të ketë shfrytëzim të buxhetit më shumë se shkurti i vitit të ardhëm, e nëse ne do të përballemi me rrethanat e zgjedhjeve edhe në vitin tjetër nuk do të kemi as buxhet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin e ardhshëm kur ne ta zëmë nuk mund të biem dakord për emrin e presidentit apo presidentes. Në vend të përplasjeve politike unë sot pashë kapriço politike, pashë qasje destruktive nga ana e nënkryetareve të tjerë të Kuvendit, në vend se me situatën aktuale të ishin të gjithë të unifikuar dhe të shihnim cila është mënyra më e mirë për ta adresuar, gjithnjë duke pasur parasysh që ne nuk kemi pasur një situatë të cilën mund ta  marrim si praktikë në të kaluarën”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje tha se e kuptojnë që asnjëherë në të kaluarën nuk janë themeluar trupat e Kuvendit pa pasur votim qeverie. “Sepse rendi i gjërave e do që të konstituhet Kuvendi e pastaj të votohet qeveria, por në rrethanën kur nuk është votuar qeveria dhe ne ende nuk e dimë se si do të jetë veprimi i presidentes, sepse atë do ta shohim nesër në takimin e thirrur nga presidentja, pra të paktën sot është dashur të ketë vullnet të dëshmuar politik për t’i tejkaluar këto çështje. Nuk është buxhet i Albin Kurtit as i Vetëvendosjes”, deklaroi tutje Haxhiu derisa bëri thirrje përballë partive tjera parlamentare të hqin dorë, nga, siç e quajti ajo, inati,sepse tha se bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

Ajo tha se sot nuk inponuan seancë, sepse këtë mund ta bënin me 4 nënshkrime të nënkryetarit e të tre nënkryetarëve, por tha se janë për unifikim në situatën aktuale.

Nuk ka dashur të tregojë se cili do të jetë qëndrimi i Vetëvendosjes nesër në takim te presidentja.

“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga presidentja Osmani e do t’i themi qëndrimet tona në raport ne situatën aktuale. Gjithçka në kohën e vetë. Nesër do ta japim qëndrimin e LVV-së .Ajo se çfarë dihet tashmë është se Presidentja mund të shpallë zgjedhjet, por edhe mund t’ia jap mandatarin dikujt nga partitë politike. Megjithatë qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër, sepse nesër do të jemi të pranishëm në këtë takim”, tha Haxhiu.

Zyrtarja e lartë e LVV-së tha se Kurti vetëm përkohësisht nuk është votuar për kryeministër, por tha se do të ketë qeveri “Kurti 3”.

“Qeveria Kurti nuk është votuar, por nuk është votuar vetëm përkohësisht, sepse ajo do të bëhet, natyrisht që do të ketë qeveri “Kurti 3” deklaroi Haxhiu.

Ka treguar se nuk përkrahin qeveri teknike.

“Nuk e përkrahim një qeveri teknike. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vendosur, qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin si personin më të votuar në Republikën e Kosovës. Lëvizjes Vetëvendosje i kanë dhënë mbështetje maksimale. Nëse nuk do të ketë numra, vendi duhet o të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme ndonëse ju e dini që ne nuk e kemi dëshiruar këtë, por rrethanat politike na imponojnë”, ka deklaruar para gazetarëve Haxhiu

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times October 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Amerika e përjashtoi Hungarinë për një vit nga sanksionet për shkak të blerjes së naftës dhe gazit rus

Kosova Times Kosova Times November 8, 2025
Çfarë kërkon Putin nga njerëzit e rrethit të tij të ngushtë?
Boksieri shqiptar shkatërron rivalin serb që në raundin e parë, gjyqtari ndërpreu ndeshjen (VIDEO)
AfD nominon Alice Weidel-in si kandidate për kancelare
Shefi i mbikëqyrjes së kufirit Kosovë-Shqipëri tregon incidentin e grupit te trafikanteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?