By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shqipëria tërheq vëmendje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë
Lajme

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 12:47 AM
Kosova Times Published October 30, 2025
Share
SHARE

Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, në “RTK Prime“ ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera pas zgjedhjeve lokale dhe për rëndësinë e edukimit elektoral të qytetarëve.

 

“Koha është që zëri racional dhe Kosova e pjekur me u bë bashkë, mos të shikohet emri i partisë po njerëzit brenda, njerëzit kanë me ua zgjidh problemet, jo siglat e partisë. Zgjedhjet lokale kanë treguar që ka ndryshuar rezultati. Shkencë elektorale qytetari i Kosovës ka treguar në zgjedhjet lokale, po të jetë e mundur ky edukim elektoral i zgjedhjeve lokale të përcillet edhe në nivel qendror është shumë me rëndësi për vendin”, tha Limaj.

Sa i përket mundësisë së një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, Limaj deklaroi se nëse ka ftesë për bashkëpunim është i hapur të bisedoj por tha se prej takimit pas zgjedhjeve më nuk janë takuar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin.

“Edhe në rastet kur duhet të hyjmë për koalicione duhet të thërrasin partitë e mëdha, është rregull numër një, ato duhet të ftojnë nëse e shohin të nevojshme. Tani për tani është herët dhe njerëzit janë në balotazh, liderët e partive politike i kanë betejat e mëdha në Prishtinë e Mitrovicë”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Limaj tha se nuk ka.

“Por, unë shoh potencial dhe kapacitet për të ofruar një alternativë të re te zoti Abdixhiku”.

Limaj: Nëse s’ka mandatar të shumicës, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “RTK Prime” ka deklaruar se vendi tashmë është futur në fazën ligjore që kërkon respektimin e procedurave pas dështimit të krijimit të qeverisë.

“Tashmë jemi futur në fazën ligjore që duhet të respektohen procedurat, është një takim që presidenten e detyron ligji të na ftoj pas dështimit të krijimit të qeverisë. Ashtu siç e thotë ligji, presidentja ka dhjetë ditë që t’ia jap mundësinë mandatarit të dytë dhe në këtë fazë presidentja fton partitë politike për t’u konsultuar dhe për të parë a ka mundësi dhe potencial që dikush nga forcat politike që janë në parlament të ketë shumicën për të ofruar një mandatar të ri për zgjedhjen e qeverisë”, tha Limaj.

Ai shtoi se ky është një takim procedural, ku partive politike u jepet rasti të dëshmojnë nëse kanë mundësi të ofrojnë një mandatar me shumicën e votave. “Nëse jo, atëherë kalojmë në një fazë tjetër ku bëhet konsultimi me presidenten për të caktuar datën e zgjedhjeve”, theksoi Limaj.

Ai tutje tha se vota e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme, si votë totale ka qenë e orientuar drejt një qeverie nga opozita dhe se ai ka pasur dëshirë që t’i ofrohet Kosovës një qeveri që vjen nga opozita.

Duke folur për negociatat me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth partneritetit të mundshëm, Limaj theksoi se qëndrimi i tij ka qenë që mos të marrë pjesë në qeverisje, por të ketë vetë partneritet në Kuvend.

“Unë ndërtoj qëndrime politike dal nga dal dhe të pjekura dhe e di ku i bëjë më shumë shërbim vendit tim, në fazën e caktuar. Ne kemi nevojë për t’i përafruar qëndrimet në një qeverisje. Nëse nuk e shoh veten që nuk mundem me dhënë kontributin për vendin tim nuk është mirë të shkojë ta pengoj partnerin ose mos t’i shërbej vendit, kjo është arsyeja kryesore”, tha Limaj.

Ai ka theksuar se në këtë fazë do t’i kishte shërbyer vendit më mirë tha Limaj do të ishte parlamenti prandaj siç tha ai për këtë arsye e ka ofruar partneritetin.

Sipas Limajt qeverisja e një vendi nuk bëhet vetëm përmes një ministrie por përmes ligjeve të mira, iniciativave të mira, debateve të mira dhe unitetit.

Sa i përket koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Limaj u shpreh se kur ndërtohet koalicion dihet vizioni politik i partnerit.

“Koalicioni me AAK-në e kam pas deri në ditën kur janë kryer zgjedhjet. E kam pas dëshirën ta vazhdoj koalicionin edhe në parlament, por në anën tjetër kanë vlerësuar që nuk duan të vazhdojnë e që është normale. Por ndodhi rezultati i pakëndshëm, Aleanca ka pritur më shumë, edhe ne kemi pritur rezultat deri me 12-15 deputetë por nuk ka ndodhur”.

You Might Also Like

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Gërvalla: Marrëdhëniet me Turqinë forcojnë paqen dhe dialogun në rajon

Kosova Times October 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë ruse

Kosova Times Kosova Times September 27, 2022
“Kjo është shtëpia ime”: Ushtarë nga Rusia dhe Ukraina luftojnë për Izraelin
E veja e një vrasësi serial francez dyshohet për zhdukjen e vajzës në vitin 1997.
Horoskopi ditor për 12 tetor 2025
Gërvalla: Kosova lidere në ballkan në luftimin e korrupsionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?