Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka zhvilluar sot një takim konsultues me përfaqësues të sindikatave të punonjësve nga sektori privat dhe përfaqësues të odave ekonomike, në kuadër të dialogut social për rritjen e pagës minimale.
Murati ka thënë se nga ky takim ka dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e sindikatave që mbështesin rritjen e pagës minimale, si dhe rekomandimet e bizneseve që kërkuan më shumë konsultime dhe pagë minimale të përshkallëzuar.
Ai ka theksuar se paga minimale është instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e punëtorëve, por se rritja e saj duhet të marrë parasysh edhe kushtet e tregut dhe kapacitetet e ndërmarrjeve.
Murati kujtoi se qeveria e ka rritur pagën minimale për herë të parë pas më shumë se një dekade stagnimi dhe ka premtuar që ajo do të rishikohet çdo vit.
Në fund, ai ka falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe tha se të gjitha sugjerimet e dhëna të cilat sipas tij do të merren parasysh në propozimin për pagën minimale të re që do t’i dërgohet Qeverisë për miratim.




