By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor
January 28, 2026
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinës
January 28, 2026
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
Lajme

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 3:44 PM
Kosova Times Published October 31, 2025
Share
SHARE

as takimit të lidereve politikë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike nuk ekziston shumicë parlamentare dhe kjo sipas tij e bën të domosdoshme organizimin e zgjedhjeve të reja.

 

“Në konstilacionin e tanishëm politik nuk ka shumicë parlamentare, rrjedhimisht afatet kushtetuese na detyrojnë fatkeqësisht në zgjedhjet e reja. Ironikisht shumë më shpesh u përmend në këtë takim qeveria e unitetit dhe qeveria e tranzicionit si mundësi për të kaluar disa çështje urgjente. Ju kujtoj se para disa kohe kur LDK e kishte propozuar këtë ide ishte përqeshur edhe në përmbajtje edhe në titull, edhe në emërim. Tani kërkohet një fazë kalimtare për krizë, por është e pamundur. Sa më parë që organizojmë zgjedhjet i shmangim krizat eventuale që vijnë në potencialisht në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai tha se qeveria e unitetit u kërkua nga të gjithë ngapak.

“Flitej për unitet, për tranzicion, për zgjidhje të krizës, flitej për kalimin e çështjeve që ne i kishim paraqitur në atë 15 pikësh”, ka shtuar ai.

Abdixhiku tha se gjatë takimit u diskutua edhe për çështjen e buxhetit, duke theksuar nevojën për një fazë kalimtare që të mund të trajtohen çështjet urgjente ligjore, por pozicioni i LDK-së sipas tij mbetet i qartë. “Sa më shpejt të caktohen zgjedhjet, aq më shpejt mund të formohet qeveria e re dhe të miratohet buxheti”.

Sipas kreut të LDK-së, në këtë takim u bë e qartë edhe njëherë nga përfaqësuesit e partive politike se nuk ka shumicë parlamentare.

“Rrjedhimisht tani i takon presidentes deri të mërkurën të përcaktoj a ka shumicë apo nuk ka shumicë. Pat edhe pretendime nga kryetari i LVV-së se ndoshta duhet provuar edhe një herë, por shumica e partive politike që e përbëjnë shumicën shqiptare ishin të qartë se nuk ka shumicë”, ka nënvizuar Abdixhiku.

Ai tha se në këtë takim nuk folën për data e për marrëveshje politike. “Këtu ishim për të dhënë qëndrimet e partive politike dhe presidentja të vlerësoi nëse ka gjasa matematikore për një shumicë. U diskutua për planin e rritjes dhe trajtimin e një faze kalimtare të buxhetit, jo këtë programin elektoral që e prezantuan sot. Pra, u fol për një mundësi të vazhdimit të buxhetit të vjetër, meqenëse kemi një krizë ligjore, por qëndrimi ynë është i qartë sa më herët që i caktojmë zgjedhjet më shpejt bëhet qeveria dhe qeveria e re më shpejt e bën buxhetin”, ka përfunduar Abdixhiku.

You Might Also Like

Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor

Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinës

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Kosova Times October 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

ASK: Rritet prodhimi bujqësor për 13 përqind

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Lavrov tregon hapur se kush është viktima e radhës në luftën hibride”: Çfarë shkruajnë mediat ruse për vizitën e shefit të diplomacisë në Shkup?
Kur çelin qershitë…
ShBA shqyrton dërgimin e sistemit HAWK në Ukrainë
Forcat ukrainase kapën ushtarin e parë të Koresë se Veriut në rajonin e Kurskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?