Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.

“Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.