By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Përgjegjësia për buxhetin e RTK-së i takon Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murati: Përgjegjësia për buxhetin e RTK-së i takon Kuvendit
Lajme

Murati: Përgjegjësia për buxhetin e RTK-së i takon Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 1:22 PM
Kosova Times Published October 31, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përgjegjësinë për alokimin e mjeteve buxhetore për RTK-në e ka Kuvendi i Kosovës e jo qeveria.

 

I pyetur nëse do të bëhet një zgjidhje që punëtorët e transmetuesit publik të mos mbesin pa pagat e muajit tetor, ai ka thënë se zgjidhja është te formimi i komisioneve parlamentare.

“Sa i përket pagës së RTK-së Kuvendi është përgjegjës dhe e mbikëqyr RTK-në dhe ia miraton buxhetin. Në ligjin për ndarje buxhetore, buxheti i RTK-së ekziston, por kushtëzimi në atë ligj është se duhet të ketë miratim nga Komisioni parlamentar përkatës për buxhet dhe financa”, ka thënë Murati.

Ai ka kujtuar situatën e tre muajve më parë, kur qeveria ndërhyri për të bërë zgjidhje të përkohshme, por që sipas tij një gjë e tillë më nuk mund të përsëritet. “Para tre muajsh, nëse nuk gaboj, ka qenë situata kur në mungesë të një kuvendi të konstituuar neve si qeveri na është dashur të ndërhyjmë dhe të improvizojmë një zgjidhje, duke ofruar një kredi afat shkurt likuiditeti sa për ta kaluar sfidën deri në konstituimin e kuvendit. Ajo kredi parashihte që të kthehet”.

Megjithatë, sipas ministrit në detyrë tashmë situata ka ndryshuar. “Tani kemi Kuvend të konstituuar dhe i takon kuvendit që ta miratojë alokimin e pjesës së dytë të buxhetit të RTK-së, që fillimisht edhe të shlyhet kredia afatshkurtër që ka qenë e përkohshme, dhe në anën tjetër me pjesën tjetër të vazhdohet operimi i rregullt dhe të paguhen pagat”, ka shtuar ai.

Ai ka paralajmëruar pasojat e mungesës së veprimit nga Kuvendi: “Nuk mund të hyjmë edhe një herë në një procedurë të tillë të huadhënies sepse kjo do të nënkuptonte se borxhi vetëm sa do të rritej dhe kur kalojmë në vitin e ardhshëm fiskal dhe mjetet që janë të alokuara sivjet, skadojnë, kjo i bie që pastaj huadhënia do të duhej të shlyhej nga buxheti i ardhshëm e që fare pak do të mbetej pastaj për operim në vitin e ardhshëm. Kjo do ta fuste RTK-në në një cikël të papërballueshëm të vështirësive dhe problemeve financiare”, ka nënvizuar Murati.

Ai ka thënë se duhet vullnet i subjekteve politike në kuvend për veprim sa i përket çështjes së RTK-së dhe se nuk ka arsye për mosformim të komisioneve: “Pra do të duhej kuvendi, i cili tash është i konstituuar ta kryej detyrën e vet, pra subjektet politike që përfaqësohen në kuvend përmes deputetëve të tyre nuk kanë asnjë arsye pse të mos i formojnë komisionet parlamentare. Krejt çka duhet është dakordimi në kryesi për të proceduar tutje me përzgjedhjen e komisioneve parlamentare. Mund të formohen edhe vetëm një pjesë e komisioneve jo të gjitha dhe ato komisione të votohen në një seancë që thirret nga kryetari i kuvendit dhe pastaj të nesërmen apo edhe ditën e njëjtë në qoftë se është nevoja, mund të thirret një mbledhje raportim i RTK-së para komisionit për buxhet dhe financa, miratohet dhe të njëjtën ditë mund të vjen te ekzekutimi nga thesari i mjeteve të mbetura. Pra, është çështje orësh, vetëm a ka vullnet politikë nga partitë opozitare”, ka përfunduar Murati.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi

Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Mitrovicë, policia zhvillon aktivitete sensibilizuese kundër drogave

Kosova Times October 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEK njofton se Blloku A4 do të ndalet: Kthehet në operim për 4-5 ditë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Luftimi i korrupsionit dhe ndryshimet kushtetuese, sfidat e Shkupit gjatë 2023-shit
Sulmohet me mjete të forta një i mitur në Kaçanik, arrestohen të dyshuarit
Bloomberg raportoi për besimin e Putinit në pushtimin e 4 rajoneve të Ukrainës
16 raste të vjedhjeve për një javë në rajonin e Ferizajt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?