By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?
January 23, 2026
Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi
January 23, 2026
Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve
January 23, 2026
Drejtori i CIA-s bën vizitë sekrete në Poloni
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
Opinion

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 7:21 PM
Kosova Times Published October 31, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Me dhimbje të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të Kryeministrit të parë të epokës demokratike, Fatos Nano, një prej personaliteteve më të kulturuara, më të urta dhe më humaniste që ka njohur politika shqiptare moderne.

Fatos Nano ishte më shumë se një politikan; ai ishte një intelektual i formuar, një ekonomist me vizion të gjerë, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh. Ai mbeti deri në fund i përkushtuar ndaj parimeve të dialogut, të tolerancës dhe të një Shqipërie të hapur, demokratike dhe moderne.

Në një periudhë historike të ndërlikuar, kur vendi vinte nga errësira e tranzicionit dhe përplasjet politike, Nano diti të sjellë frymën e arsyes dhe të maturisë. Me një qasje europiane dhe me një vizion të qartë për të ardhmen, ai e transformoi Partinë e Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke e nxjerrë nga trashëgimia e së kaluarës dhe duke e orientuar drejt vlerave të demokracisë dhe socialdemokracisë moderne.

Në vitin 1997, në një nga momentet më kritike të historisë së vendit, Fatos Nano e shpëtoi Shqipërinë nga një përplasje civile. Ai zgjodhi paqen mbi hakmarrjen, drejtësinë mbi ndasitë, dhe unitetin kombëtar mbi përçarjen politike. Ishte ky moment që e përjetësoi figurën e tij si shtetar i lartë, pa mllefe dhe pa egërsi, që e vendosi interesin e vendit mbi çdo ndjenjë personale.

Fatos Nano do të mbetet në kujtesën historike të kombit si kryeministri më human, më intelektual dhe më oksidental që ka pasur Shqipëria. Ai e solli politikën shqiptare pranë modelit perëndimor të qeverisjes me dinjitet, me maturi dhe me respekt ndaj kundërshtarit.

Sot, teksa shoqëria shqiptare i jep lamtumirën e fundit, kujtojmë Fatos Nanon si simbolin e politikës së arsyes, të moderimit dhe të qytetarisë evropiane. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e lartë historike, një njeri që i dha kuptim dialogut dhe që besoi fort se Shqipëria e vërtetë ndërtohet me kulturë, me tolerancë dhe me dashuri për vendin.

Lavdi kujtimit të Fatos Nanos – Kryeministrit të Paqes dhe të Mendjes së Hapur.!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times October 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Teprojnë 50 milionë euro, komunat nuk i shfrytëzuan për investime kapitale

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
Arrestohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës
Kamioni përmbyset në SHBA, alarm për arratisjen e 250 milionë bletëve
Revolucioni artistik i Haveit kundër normave shoqërore
Kritiket e Rusisë sulmojnë Papën: “Kjo është revoltë, si mund ta thoshte ai këtë?”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?