Drejtori i një shkolle në Binqë të Vitisë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë presion psikik ndaj një gruaje për ta votuar kandidatin e Listës Serbe.
“Fsh. Binqë, Viti 29.10.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raporton 24 orësh.
Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën me 12 tetor 2025.




