Përmendorja, do të vendoset përballë sheshit që mban emrin e tij.

Aktuviteti organizohet nga Shoqata “Lekë Dukagjini – Shpenadi”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, përfaqësuesve të komunitetit dhe mysafirëve të shumtë.

Organizatorët njoftojnë se ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

“Ky është një moment historik dhe një homazh i denjë për figurën e drejtësisë, besës dhe krenarisë kombëtare. Lekë Dukagjini mbetet simbol i ligjit zakonor dhe i traditës shqiptare,” thuhet në njoftimin e shoqatës.

Organizatorët vlerësojnë se ky është një akt i rëndësishëm për promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare, duke forcuar ndjenjën e identitetit kombëtar dhe respektit për figurat e kombit.