By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
Bujqësi

Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet

Kosova Times
Last updated: 2025/11/03 at 12:03 AM
Kosova Times Published November 2, 2025
Share
SHARE

Blegtorët në Dukagjin po ankohen për mbështetje të vogël institucionale për punimin e tokave, mbajtjen e deleve e të kafshëve të tjera si pasojë e mungesës së makinerive, ujit e të tjerë.

 

Blegtorët dukagjinas që tradicionalisht janë marrë me këtë veprimtari jo pak fitimprurëse janë të shqetësuar për rënien e numrit të bagëtisë kohëve të fundit. E gjithë kjo, thonë ata, si pasojë e përkrahjes së pamjaftueshme nga ana e institucioneve.

“E kam nis me pak por tash kam rreth 300 krerë dele. Mirë është puna me to duhet me thanë i lumi ai që i ka e mundet me i këqyrë, të ardhurat janë shumë të mira por ne na duhet një përkrahje më e madhe nga shteti se nuk kemi ujë e banë gjithë at mundi e prodhim nuk ke. As ke fryt as asgjë edhe ujë s’ke ku ju jep deleve sot. Ja shihe me rezervar ku e kam këtu të mbushur se nuk ke ku u jep ujë e lere më diçka tjetër, Unë nuk e di a i bie dikujt ndërmend për këtë”, tha Nezir Rexha, blegtor nga komuna e Gjakovës.

“Deri më tash qe 25 vjet pas lufte asnjë përfaqësues institucioni nuk më ka ardhur në shtëpi me më thanë Abedin a ke nevojë për diçka për më jep pak vullnet. Me i rritë makinerinë me na ndihmua me do lehtësime me marrë mjete bujqësore. Komuna diçka është interesua na ka ndihmua me nga pak sende por këto janë të vogla. Duhet unë si fermer me e pas derën hapur, unë atëherë e kam vullnetin edhe ma të madh, e rrisë blegtorinë edhe ma shumë”, tha Abedin Binakaj, blegtor nga komuna e Deçanit.

Para një situate të tillë, kur numri i bagëtisë po pëson rënie, njohësit e fushës së blegtorisë thonë se institucionet duhet ta rrisin përkrahjen.

“Kështu që kisha bërë apel edhe te institucionet lokal, e qendrore që në planet e ardhshme zhvillimore, në strategjitë e ardhshme të stimulohen blegtorët të cilët donë me i shtua tufat e tyre dhe blegtorët e ri nëse donë me u marrë me blegtori t’iu mundësohet shtimi i krerëve të deleve”, tha Bajram Çeku, njohës i blegtorisë.

Ndërkaq, zyrtarët për Bujqësi premtojnë se edhe zgjidhja e problemit të ujitjes për pronat e tyre do të realizohet shumë shpejt.

“Kemi filluar me kontratën e re të kanaleve të ujitjes edhe sipas kërkesave të fermerëve dhe banorëve të fshatrave ne do ta realizojmë në mënyrë që t’u lehtësohet puna edhe të kenë fryt apo bereqet ma shumë fermerët”, tha Gani Hajdari, drejtor i DBZHR Gjakovë.

Sipas statistikave zyrtare, para rreth tri dekadash, në Rrafshin e Dukagjinit numëroheshin rreth 50 mijë krerë dele e po ashtu edhe numri i gjedheve ishte shumë i madh.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times November 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sociologu serb: S’kemi ndryshuar që nga viti 1991, nacionalizmi veç po forcohet

Kosova Times Kosova Times December 24, 2022
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
Osmani kujton Rugovën: Me urti e dije të pashoqe, arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë
Si të lexohet deklarata e ambasadorit Hill?
Diskutimet për dinarin: Lajçak takon ndaras delegacionet e Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?