By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos
Lajme

Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

Kosova Times
Last updated: 2025/11/02 at 9:14 AM
Kosova Times Published November 2, 2025
Share
SHARE

Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Me këtë rast, do të zhvillohen ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar ulet në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror.

Nga ora 08:30 deri në 11:00 zhvillohen homazhe publike, pas të cilave do të mbahen homazhet shtetërore, që do të zgjasin deri në orën 11:45.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa fjalën e tij do ta mbajë edhe Kryeministri i Republikës, Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Për të marrë pjesë në ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike nga Kosova dhe më gjerë.

Në përfundim të ceremonisë, me nderime shtetërore, trupi i Nanos do të niset në orën 12:00 nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë.

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Fatos Nano ndërroi jetë të premten, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit./ATSH

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi

Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Mitrovicë, policia zhvillon aktivitete sensibilizuese kundër drogave

Kosova Times November 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK trajnon ukrainasit për asgjësimin e mjeteve shpërthese

Kosova Times Kosova Times May 31, 2024
Lekaj: Qeveria në vend që të gjejë zgjidhje, po i penalizon minatorët
Portugalia: Dera e fundit e hapur për emigrantët në Evropë
Koci: Procesi i dialogut dështim spektakular, janë prodhuar kriza
Triumfon Haxhi Krasniqi, detyron Nikarkhoevin të dorëzohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?