Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitë e Policisë të Stacionit Policor të Istogut, të cilat kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale të ‘vrasjes në tentativë’ dhe ‘lëndimit të lehtë trupor’.

“Viktima e ngjarjes ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Istogut dhe është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhet në n joftim.

Pas marrjes në pyetje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.