Në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi artistik i regjisores Xhanfise Keko, “Kur xhirohej një film” (1981). Cikli organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata dhe do të vazhdojë deri në nëntor 2025.

Programi përfshin filma nga autorë të njohur të kinemasë shqiptare si Dhimitër Anagnosti, Xhanfise Keko, Saimir Kumbaro, Fehmi Hoshafi dhe Muharrem Fejzo.

Hyrja është falas, ndërsa vendet janë të kufizuara.