Një vajzë 24-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në orët e mbrëmjes së sotme në Tetovë.
Bëhet e ditur se e ndjera ishte studente në Tetovë.
RTK ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë për të mësuar detaje rreth rastit, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.
Nga burimet jozyrtare bëhet e ditur se e ndjera ka rënë nga një objekt i lartë, në afërsi të tregut të gjelbër.
Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet që nesër të publikojë hollësi lidhur me shkaqet e vdekjes së saj.



