By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 5 vjet nga arrestimi, Kurti: Mjaft me paraburgim për ish-krerët e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 5 vjet nga arrestimi, Kurti: Mjaft me paraburgim për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

5 vjet nga arrestimi, Kurti: Mjaft me paraburgim për ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 5:55 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e 5-vjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar edhe një herë lirimin e tyre nga paraburgimi në Hagë.

 

Në një deklaratë publike, Kurti kujtoi se më 5 nëntor 2020, menjëherë pasi kishte vendosur lule në varrin e Astrit Deharit, deputeti Rexhep Selimi ishte dërguar në burgun e Hagës, ku vazhdon të mbahet ende.

“Së bashku me të, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave, ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: ‘rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai theksoi se procesi gjyqësor ka hyrë në një fazë të re, pasi Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj dhe nuk ka më dëshmitarë për t’u dëgjuar. “Nuk ka më as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim,” ka shtuar kryeministri.

Kurti tha se që nga dita e parë ka qenë i përkushtuar ndaj kësaj çështjeje dhe se përpjekjet për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar në mënyrë të qetë, “sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë”.

Ai rikujtoi se që në vitin 2014, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputet i Kuvendit, kishte paraqitur argumentet kundër themelimit të Dhomave të Specializuara, ndërsa si kryeministër, ai dhe zyra e tij kanë kërkuar në vazhdimësi lirimin e tyre.

Kurti bëri publike edhe letrën që i kishte dërguar më 21 shtator 2022 presidentes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ku kërkonte lirimin me kusht të të akuzuarve.

“Sot e bëj publike për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës,” ka theksuar ai.

Sipas Kurtit, përgjigjja e marrë nga zonja Trendafilova pas dy javësh nuk solli ndryshim në qëndrimet e gjykatës, ndërsa kërkesat e Qeverisë së Kosovës për lirimin e tyre mbeten ende në fuqi.

“Kërkesat tona qëndrojnë akoma, dhe në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për një përgjigje pozitive ndaj tyre,” ka përfunduar Kurti.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti për BBC: I gatshëm për zgjedhje në veri, por së pari sundimi i ligjit

Kosova Times Kosova Times June 4, 2023
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabile
Senatori Suleiman Kerimov humbi aksionet në SpaceX të Elon Musk me vlerë 3.5 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve
Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit
73-vjeçari gjendet pa shenja jete në Krushë të Madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?