SHKK njofton se Beyer, ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje, si dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.

Ndërkohë, Dibrani, ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë.