Gruaja që ishte aksidentuar më 1 nëntor 2025, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas njoftimit të policisë, viktima, shtetase kosovare, ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pavarësisht kujdesit mjekësor, ajo nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.




