Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Lilo zotohen për mbështetjen e dy shtabeve për arritjen e objektivave të synuara, duke koordinuar kështu së bashku angazhimet tona për t`u përballur me sfidat e sigurisë rajonale.
Ky diskutim është bërë në takimin ku Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur delegacionin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – FARSH të udhëhequr nga Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral Brigade Ardian Lilo.
Sipas njoftimit të FSK-së vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy forcave, dhe me qëllimin të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy strukturave komanduese dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta afatmesme dhe afatgjata.
FSK po ashtu njofton se gjatë takimit u vlerësua lartë bashkëpunimi i deritanishëm në mes të dy forcave të armatosura në ushtrimet dypalëshe dhe ato ndërkombëtarë si dhe aktivitetet tjera bilaterale.




