By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Dinjiteti qe ulet ne toke dhe politika qe rri ne kolltuk!
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`
Lajme

Apeli vërteton pafajësinë në rastin `Ukë Rugova I`

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 9:43 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Gjykata e Apelit – Departamenti Special, ka marrë sot vendim lidhur me rastin e njohur në opinion si “Ukë Rugova I”, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe duke vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.06.2023.

 

Sipas njoftimit, Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje procedurale dhe se Prokuroria nuk ka dëshmuar ekzistimin e provave që do të vërtetonin përtej çdo dyshimi fajësinë e të akuzuarve.

Me këtë aktgjykim, mbetet në fuqi lirimi nga akuzat për veprën penale: Krim i organizuar (neni 283 par. 2 KPRK),  Kontrabandim me migrantë (neni 170 par. 1 dhe par. 2 KPRK), pasi gjykata ka konstatuar se “nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”.

Të akuzuarit e liruar nga fajësia janë Ukë Rugova, Izet Beqiri, Qefser Baholli A. H.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e mbrojtësit të të akuzuarit I.B., av. Besnik Berisha, e mbrojtësit të të akuzuarit U.K., av. Nexhat Shabani, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PKR.nr.305/2016, të datës 30.06.2023, e ka vërtetuar.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PKR.nr.305/2016, të datës 30.06.2023, të akuzuarit U.K., I.B., Q.B., dhe A.H., i ka liruar nga akuza për shkak të veprës penale krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 të KPRK, në lidhje me veprën penale të kontrabandimit me migrantë nga neni 170 paragrafi 1 të KPRK dhe veprën penale kontrabandim me migrantë nga neni 170 paragrafi 2 të KPRK, për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë, të akuzuarit U.K., I.B., dhe Q.B., i ka shpallur fajtorë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK, dhe të njëjtit veç e veç i ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) euro, të cilin dënim të akuzuarit do ta paguajnë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, pasi që aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara sipas dispozitës së nenit 384, pasi që dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e tij.

Po ashtu ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka analizuar të gjitha provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, si dhe aktgjykimi i ankimuar nuk përmban ndonjë shkelje tjetër për të cilën detyrimisht do të duhej anuluar dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë.

Gjykata e Apelit vëren se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye për çdo prove materiale që është administruar si dhe për çdo dëshmitarë qoftë kur është lexuar deklarata e atij dëshmitari apo kur është dëgjuar në shqyrtimin gjyqësor, duke ndërlidhur provat e tilla në raport me faktet e pretenduara, ashtu që nuk janë vërtetuar faktet që pretendoheshin se të pandehurit i kanë kryer.

Me këtë vendim, çështja konsiderohet përfundimisht e mbyllur për të pandehurit e liruar.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan foli në telefon me Zelensky dhe Putin

Kosova Times Kosova Times February 25, 2023
Zhegrova i jep fitoren Lille me dy golat e tij
OKB bën thirrje për rreth 3 miliardë dollarë për të ndihmuar palestinezët
S’ka marrëveshje në Bruksel, më 18 mars takimi i radhës në Maqedoni
Cilat vende do t’i shtojë UNESCO-ja në listën e të rrezikuarave?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?