Këngë me larmi zhanresh dhe emocione të veçanta po vazhdon të sjellë nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK.
E me një performancë të jashtëzakonshme jashtë konkurrimit u paraqitën Aurela Murtezaj, Elona Sadiku, Andrra Rexhepi dhe anëtarja e jurisë Eneda Tarifa, duke sjellë një kolazh të muzikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zhanrit Doo Wop nga vitet e ‘60-ta, si dhuratë nga miku i madh i Kosovës, Benito Mares.
Arsi Bako, Laorjan Ejlli dhe Vjosa Shehu sjellin emocione te publiku
Kënga e tetë konkurruese ishte “Rreze zjarr”, një rock super-energjik nga Arsi Bako, që erdhi nga Tirana në Prishtinë për ta madhështuar festivalin. Me tekst dhe muzikë të Gjergj Kaçinarit dhe orkestrim nën drejtimin e Alfred Kaçinarit, performanca e Arsi Bakos solli një energji të jashtëzakonshme në skenë.
Më pas, skena u mbush me një interpretim të ndjerë nga Laorjan Ejlli me këngën “Një natë shkruajta për ty”. Një jazz-baladë me tekst nga Evis Mula dhe muzikë nga Osman Mula, të dirigjuar nga Lindita Isufi, performanca e Laorjanit solli një frymë intime e melodike, duke treguar edhe një herë diversitetin e stilit muzikor që po ofron ky edicion i festivalit.
Tri performancat e radhës u përmbyllën nga Vjosa Shehu me këngën “Alo”, një interpretim i fuqishëm dhe me mesazh për fuqizimin e gruas. Teksti dhe muzika nga Valon Gashi, dhe orkestrimi nën drejtimin e Lindita Isufit, sollën emocion dhe përqendrim në mesazhin e këngës. Vjosa, e rritur në Belgjikë dhe aktualisht e pranishme në Kosovë, solli një performancë të përkushtuar dhe me koreografi, duke i dhënë ngjyra shtesë kësaj mbrëmje.Vazhdojnë performancat me Art Lokaj, Kiara Juba e Egzon Pireci, zbulohet juria e Festivalit të Këngës
E pas trashigimisë së pasur të Akordeve të Kosovës, e cila u rikthye përmes një videoklipi, në skenë u ngjitën tre konkurruesit e tjerë të Festivalit të Këngës, që po ashtu sollën ritëm, zhanre të ndryshme dhe emocione të veçanta, si dhe u zbulua juria e festivalit.
Garën e vazhdoi Art Lokaj me këngën “Ty”, e cila u dirigjua nga Alfred Kaçinari dhe solli një interpretim të fuqishëm dhe të ndjerë në skenë. Kjo këngë, me tekst dhe muzikë të autorit të saj, Art Lokaj, solli një frymë të re dhe një energji të gjallë.
Pas kësaj, Kiara Juba prezantoi këngën “Nirvana”, një baladë e bukur me orkestrim të kujdesshëm dhe dirigjim nga Alfred Kaçinari. Teksti i Eriona Rushitit dhe muzika e Enis Mullajt sollën një melodi të këndshme dhe të harmonizuar, ndërsa performanca e Kiara Jubës la përshtypje te publiku.
“Kënga jonë” nga Egzon Pireci, një pop-baladë tipike me intro piano reflektoi stilin unik të kompozitorit Ilir Berani. Dirigjimi i orkestrës nga Memli Kelmendi dhe interpretimi i ngrohtë i Egzon Pirecit sollën atmosferë të shkëlqyeshme e melodike, duke e përforcuar diversitetin e zhanreve në këtë edicion.
E padyshim punën shumë të vështirë në këto tri net të festivalit do ta ketë juria. E pjesë e saj janë: Dren Abazi, një nga kantautorët më të suksesshem të skenës sonë, Eneda Tarifa, këngëtare me një karrierë të pasur dhe moderatore e njohur televizive, Jeta Dida Bujari, drejtoreshë e shkollës së mesme të muzikës ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë, me një përvojë mbi 20 vjecare në fushën e edukimit muzikor, Rreze Kryeziu, muzikologe, profesoreshë universitare, drejtoreshë e përgjithshme e festivalit muzikor DAM dhe kryetare e Këshillit Inicues të Operas së Kosovës dhe kryetari i jurisë Xhevdet Gashi, një nga kompozitorët dhe producentët më të mirë të skenës sonë ndër dekada.
Festivali i Këngës rikthen emocionet e Akordeve të Kosovës
Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK nuk është vetëm një garë midis këngëtarëve, por edhe një udhëtim në historinë e muzikës shqiptare në Kosovë.
Gjatë kësaj nate në skenë përmes ekranit gjigant erdhi edhe një përmbledhje e veçantë nga disa edicione të Akordeve të Kosovës, festivali i njohur dhe prestigjioz që nga vitet ’60 deri në fund të viteve ’80.
“Kosova ka një histori të konsiderueshme të muzikës bashkëkohore, por edhe të spektakleve muzikore. Kur kthejmë kokën pas, shohim emra dhe organizime të ndryshme që na kanë bërë këtë që jemi sot. Personalitete si Nexhmije Pagarusha e Muharrem Qena, grupe si Gjurmët dhe Minatori, spektakle televizive të vitit të ri të prodhuara nga Radio Televizioni i Prishtinës dhe shumë festivale muzikore, të gjitha kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës sonë”, tha prezantuesja Rina Krasniqi.
Një rëndësi të veçantë në këtë histori e kanë pasur vetë Akordet e Kosovës, një festival garues i organizuar në tri netë sipas zhanreve: muzikë popullore, muzikë zbavitëse dhe muzikë për fëmijë. E pikërisht trofeu kryesor i këtij festivali, Okarina e Artë, këtë vit rikthehet si çmim për arritje jetësore, duke nderuar kontributin e artistëve të shquar.
Gjatë klipit të përmbledhur nga Akordet e Kosovës, u përfshinë artistë, interpretime e intervista të ikonave të muzikës shqiptare, si Jusuf Gervalla, Nexhmije Pagarusha, dhe shumë të tjerë, duke risjellë emocionet e një kohe të paharrueshme.
“Falënderojmë Minire Fetahun, redaktoren shumëvjeçare të muzikës, dhe kompozitoren e mirënjohur Selvete Krasniqi Ismaili, që na ndihmuan ta përpilojmë këtë klip”, theksoi Dukagjin Podrimaj.
Elmedinë Ramushi e Semi Tafaj emocionojnë publikun me interpretimin e tyre
Nata e parë e Festivalit të Këngës vazhdoi me performancën e garuesve dhe me një larmi të veçantë zhanresh dhe emocione të ndryshme.
Elmedinë Ramushi me këngën “A po m’sheh” ishte kënga e tretë në konkurim, një performancë që solli një atmosferë të ngrohtë dhe melodike në skenë.
Edhe kënga e katërt solli emocion, një pop-baladë e performuar nga Semi Tafaj. Kënga me titull “Vazhdoj” ishte me tekst nga Algert Sala dhe muzikë nga Kejdi Musta, ndërsa orkestrën e dirigjoi Memli Kelmendi.
Ndërkaq, në skenë u ngjit edhe fituesi i edicionit të kaluar Endrit Krasniqi, i cili edhe një herë solli këngën e tij triumfuese
“Flas me gjethen”.
Teutë Halili e Almir Kraba i japin energji skenës së festivalit
Eneida Tarifa ndez skenën me kolazhin e hiteve amerikane
B. H. | RTKlive
(Plotësuar) Këngë me larmi zhanresh dhe emocione të veçanta po vazhdon të sjellë nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK.

Pas hapjes madhështore me “Këngë Moj” të Musa Piperkut, nata e parë e Festivalit të Këngës vazhdoi me konkurruesen e parë, Teutë Halili me këngën “Amin”, një performancë që transmeton mesazhin e fuqizimit të gruas dhe vetëdijes për vetëdashuri dhe guxim.
Orkestrën e dirigjoi Alfred Kaçinari, derisa kënga është e kompozuar dhe ka tekst nga Diell Gashi. Interpretimi i Teutës mbushi skenën me energji dhe emocione, duke tërhequr duartrokitje të gjata nga publiku.
Më pas në skenë u shfaq konkurruesi i dytë, Almir Kraba me këngën “Nuk ka si ti”, me ritëm të fortë dhe influencë hip-hop, ku orkestrën e dirigjoi Lindita Isufi.
“Këngë Moj” e Musa Piperkut hap edicionin e tretë të Festivalit të Këngës
Në Pallatin e Rinisë ka nisur edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionin e Kosovës, një ngjarje që sjell tri net të mbushura me muzikë, emocion, garë dhe artistë të njohur shqiptarë.
Edicioni i tretë u hap në mënyrën më madhështore me këngën “Këngë Moj” nga kompozitori Musa Piperku, në interpretimin e korit fantastik Siparantum, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi. Ky fillim dha tonin e parë të një nate të veçantë, duke përforcuar pritjen e madhe për tri netët e festivalit.
Edicioni i sivjetmë po moderohet nga Dukagjin Podrimaj dhe Rina Krasniqi.