By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haliti takon veteranët e UÇK-së dhe premton mbështetje institucionale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haliti takon veteranët e UÇK-së dhe premton mbështetje institucionale
Lajme

Haliti takon veteranët e UÇK-së dhe premton mbështetje institucionale

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 10:32 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Takimi me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së ishte aktiviteti elektoral që sot e mbajti në Viti Sokol Haliti, kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune. Duke kërkuar mbështetjen e kësaj kategorie të shoqërisë edhe për një mandat, Haliti tha se gjatë qeverisjes së tij do t`i ketë në fokus të veçantë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, për të qenë, siç tha ai, më afër tyre dhe për t’u dalë krah në çdo sfidë me të cilën përballen.

 

Kandidati për kryetar të Vitisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Haliti, i cili synon edhe një mandat tjetër katërvjeçar në krye të komunës, ka zhvilluar takim elektoral me përfaqësuesit e Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gjatë këtij takimi, Haliti ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe të përkushtimit të institucioneve lokale për mbështetjen e familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Ai ka theksuar se në mandatin e tij të ardhshëm do të vazhdojë të jetë pranë tyre me projekte konkrete dhe mbështetje institucionale.

“Kemi qenë koherentë, kemi një bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e dala nga lufta. Me ju garantoj mbështetje si rezultat i përgjegjësisë. Unë si kryetar do të jem avangardë i angazhimeve në mbrojtje të kauzës kombëtare dhe shtetërore,” ka deklaruar Sokol Haliti, kandidat për kryetar të LDK-së.

Haliti ka thënë se veteranët e kësaj komune kanë lënë gjurmë, prandaj sipas tij meritojnë kujdes institucional.

Ai ka premtuar ndërtimin e kapaciteteve për këtë kategori të shoqërisë, pasi sipas tij, dëshmorët e kanë dhënë më të shtrenjten e tyre për këtë vend.

“Përveç se kemi me u kujdes për veteranët, pensionistët, të hendikepuarit, edhe për rininë dhe për gjithë kategoritë kemi me u kujdes,” ka deklaruar Haliti.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, i ka ftuar veteranët e OVL e UÇK-së që ta votojnë atë për kryetar në balotazhin e së dielës, në mënyrë që, siç tha ai, të vazhdojë punët e mira në këtë komunë për të gjithë banorët. Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë ka për kundërkandidat atë të LVV-së.

You Might Also Like

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash mesatare

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm

Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE: Zbatimi i Marrëveshjes me Kosovën, kusht i Serbisë për integrim

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Hungaria fillon të japë viza të arta: Ja çfarë përfshin dhe kush do të nxitojë i pari
Një vrimë misterioze me përmasa të mëdha u hap në një rrugë në Uells, banorët u evakuuan
Majori i FSO-së i arratisur nga lufta në Kazakistan u ekstradua në Rusi
Bankat indiane filluan të refuzojnë të punojnë me Rusinë duke ndjekur kinezët dhe turqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?