By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Memli Krasniqi nga Klina: Ndryshimi vjen me Sokol Bashotën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Memli Krasniqi nga Klina: Ndryshimi vjen me Sokol Bashotën
Lajme

Memli Krasniqi nga Klina: Ndryshimi vjen me Sokol Bashotën

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 10:34 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës mbajti tubimin elektoral në Klinë. Memli Krasniqi, kryetar i këtij subjekti politik, tha se Klinës i duhet ndryshimi, prandaj kërkoi që të dielën të votohet Sokol Bashota për kryetar të komunës. Ndërsa vetë Bashota premtoi shumë projekte për banorët e kësaj komune, përfshirë ujin e pijshëm dhe sistemin për trajtimin e ujërave të zeza.

 

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, në tubimin elektoral të mbajtur me përkrahësit e vet në Klinë, kërkuan votën për Sokol Bashotën, kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar komune. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se e ardhmja e Klinës është në vullnetin e banorëve të saj. Por sipas tij, për të ndryshuar për të mirë, duhet votuar Sokol Bashota.

“Sokoli për Klinën. Sokol Bashota është njeriu që e njeh Klinën, e do Klinën dhe punon për të çdo ditë – me përkushtim, ndershmëri dhe respekt për secilin qytetar. Ai ka qenë dhe mbetet shembulli i udhëheqjes që bashkon njerëzit, që dëgjon e që i jep fjalës peshë. Më 9 nëntor, le ta konfirmojmë besimin për Kolën me votë”, tha ai.

Ndërsa kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, tha se me të si kryetar do të zgjidhen shumë probleme, përfshirë edhe atë të mungesës së ujit të pijshëm. Bashota u shpreh se, përveç projekteve të tjera, edhe ai i trajtimit të ujërave të zeza do të përfundojë brenda vitit të tij të parë në krye të komunës.

Në garën për kryetar të komunës së Klinës, PDK është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa për kundërkandidat ka atë nga AAK-ja.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kovaç: Presim që shumë shpejt Kosova të jetë anëtare e NATO-s

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Hajdari: Austria në mesin e top 5-it me investime në Kosovë
Një kontratë e re për rrugën me telashe të vjetra – Kur kryhet rruga drejt Mitrovicës?
Në veri të Kosovës posterë kundër Listës Serbe
Papa Françesku zbuloi një skenë të lindjes së Krishtit me “foshnjën Jezus” të mbështjellë me një shami palestineze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?