By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria interviston të afërmin e serbit të rrëmbyer në Leposaviq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria interviston të afërmin e serbit të rrëmbyer në Leposaviq
Lajme

Prokuroria interviston të afërmin e serbit të rrëmbyer në Leposaviq

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 9:46 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar një person në lidhje me plagosjen dhe rrëmbimin e serbit Millan Vukashinoviq, ngjarje që, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka ndodhur më 1 nëntor nga Xhandarmëria e Serbisë në Leposaviq.

 

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Per rastin, mund të konfirmojmë që është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti është duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Në këtë fazë këto janë të dhënat që mund ti ndajmë me ju”, ka thënë Preteni.

Ndërkohë, avokati nga Beogradi, Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe dhe grupit të kryeterorristit Milan Radojçiç, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Milan Vukashinoviq.

Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori. Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukashinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te Prokurori i Lartë Publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka thënë avokati në X.

Policia e Kosovës u deklarua për këtë rast më 3 nëntor, duke bërë të ditur se kishte marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kishin dhënë informacione se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Millan Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përgjigja e NATO-s ndaj mizorive ruse po vjen. Ky është plani

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Rriten shqetesimet ne NATO-s për Hungarinë. Kreu i Ministrisë së Jashtme të saj shkoi në Minsk
Bregu: Vendimi i Kosovës për të hequr vizat në mënyrë të njëanshme ndaj qytetarëve të Bosnjës është lajm dhe shembull i mirë
Liderët e Kosovës nderojnë gazetarët ukrainas në përvjetorin e luftës
Koha e rebelimit Pugacheva
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?