By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive
January 18, 2026
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radio franceze: Sundimi i Presidentit Vuçiç ka filluar të lëkundet, por ende nuk është shembur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Radio franceze: Sundimi i Presidentit Vuçiç ka filluar të lëkundet, por ende nuk është shembur
Rajon / Botë

Radio franceze: Sundimi i Presidentit Vuçiç ka filluar të lëkundet, por ende nuk është shembur

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 10:56 AM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Rënia e tendës në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte “shkaktuesi” për një nga lëvizjet më të mëdha civile në Serbi, dhe shumë shpejt banorët në të gjithë vendin filluan të dilnin në rrugë, ndërsa dora e lyer me gjak u bë simbol i lëvizjes sepse kujton se korrupsioni vret, raportoi radio France Culture.

“Pikërisht më 1 nëntor 2024, shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad vrau 16 persona. Kjo ngjarje nxori menjëherë në pah korrupsionin e regjimit, korrupsionin që vret. Që atëherë, protestat kanë vazhduar, duke u përhapur në zonat rurale dhe duke e dobësuar regjimin”, raporton radioja në një podcast njëorësh kushtuar situatës në Serbi.

Ai aksident, “që ndodhi disa muaj pas rinovimit të stacionit, nisi një nga mobilizimet më të mëdha në historinë serbe. Shumë shpejt, banorët e qytetit, dhe më pas të të gjithë vendit, dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi dhe për të dënuar korrupsionin. Dora e kuqe si gjaku, e pikturuar dhe e shtypur kudo, u bë simbol i protestës. Ajo shërben si një kujtesë se korrupsioni vret”, raporton radioja, e cila ftoi ekspertë mbi çështjen e Ballkanit dhe Serbinë për një intervistë.

Radio shton se që nga ajo tragjedi, protesta ka zënë rrënjë dhe është transformuar. Duke filluar nga universitetet dhe qytetet e mëdha, lëvizja u përhap në fshatra përmes marshimeve qytetare dhe koreve.

“Përballë kësaj vale protestash, qeveria e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka filluar të lëkundet, por ende nuk është shembur, edhe pse Serbia ka luftuar me lëvizje shoqërore të përsëritura për një dekadë”, sipas radios franceze.

“Një produkt i së djathtës ekstreme nacionaliste serbe, Aleksandar Vuçiç e ndërtoi autoritetin e tij mbi një ekuilibër të brishtë – rritje ekonomike në dukje të mirë, një aparat mediatik të kontrolluar dhe diplomaci fleksibile që luhatet midis Brukselit, Moskës dhe Pekinit”, raportoi radioja.

Shtohet se popullsia serbe nuk mashtrohet më dhe refuzon t’i nënshtrohet autoritarizmit të Vuçiçit, duke valëvitur sloganin “Pa kthim” në demonstrata.

Pjesëmarrësit në podkast kujtuan se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Beogradin në tetor gjatë turneut të saj në vendet e Ballkanit dhe shtoi se Bashkimi Evropian deri më tani ka pasur një qëndrim tolerant ndaj Serbisë, pavarësisht mangësive të shumta të Serbisë në aspektin e lirisë së shprehjes, demokracisë dhe respektit për sundimin e ligjit.

Bashkimi Evropian mbetet i bllokuar nga varësitë e tij ekonomike dhe energjetike, nga litiumi serb te kontratat franceze të armëve, vlerësoi radioja.

Ndërsa Beogradi me mjeshtëri balancon midis Moskës, Pekinit dhe Brukselit, protestuesit pro-evropianë pyesin: A po mbron Evropa ende vlerat e saj demokratike apo vetëm interesat e saj strategjike, shton podkasti.

Programi u drejtua nga Louis Seiller, autori i teksteve “Në Serbi, rrahjet po bien si shiu, por lëvizja studentore po mbahet mirë” dhe “Ne e kemi zgjuar popullin serb: në Novi Sad, studentët janë të vendosur t’i japin fund sistemit Vuçiç”.

Foli edhe Benjamin Couteau nga Instituti Jacques Delors, autor i tekstit “Serbia dhe Bashkimi Evropian në udhëkryq”.

You Might Also Like

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

Fondacioni Nobel: Çmimi Nobel për Paqe është i pandashëm nga laureati

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Gjendet pa shenja jete një person në një pyll në Batllavë
Gërvalla i kërkon BE-së t’ia ngrijë Serbisë statusin e vendit kandidat
Abdixhiku premton mbështetje për familje dhe investime në arsim
Horoskopi ditor për 9 korrik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?