By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eneida Tarifa ndez skenën me kolazhin e hiteve amerikane
November 6, 2025
Rebelët rusë djegin dhjetëra lokomotiva që furnizonin luftën e Putinit
November 6, 2025
“Psikopat” në një central bërthamor: Një ish-oficer i GRU-së dhe një central bërthamor rus në Turqi
November 6, 2025
Haradinaj nga Rahoveci: Latifi është njeriu i punës,meriton edhe një mandat
November 6, 2025
Shefi i NATO-s thotë se Rusia është përpara në ritmet e prodhimit të municioneve
November 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tapeti i kuq i Festivalit të Këngës, emocion e elegancë B. H. | RTKlive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Tapeti i kuq i Festivalit të Këngës, emocion e elegancë B. H. | RTKlive
Lajme

Tapeti i kuq i Festivalit të Këngës, emocion e elegancë B. H. | RTKlive

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 9:48 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Në prag të nisjes së edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, tapeti i kuq në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet është shndërruar në një arenë emocionesh e glamuri, ku personalitete të njohura të artit, politikës dhe kulturës kanë dhënë mesazhe për këtë ngjarje të madhe që nis sonte në orën 21:00 në RTK1 për gazetaret Egzona Rafuna e Medina Pasoma.

 

Shpresa Gashi, artistja e madhe e skenës shqiptare, është shprehur e lumtur për rikthimin dhe rritjen e nivelit të këtij festivali.

“Jam shumë e kënaqur ngaqë pas një kohe goxha të gjatë fillojë festivali dhe jam e lumtur që ishte shumë dinjitoz vjet dhe besoj se sivjet është edhe më mirë. Një festival që po konkurron me vendet e rajonit. Po shpresoj se sivjet do të jetë edhe më i suksesshëm. Ne kemi rini shumë të talentuar, kemi kompozitorë të mirë, kemi këngëtarë të mirë. Kosova është një mal me talente”, tha Gashi.

Pas saj, në tapetin e kuq foli edhe Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e RTK-së dhe të gjithë stafit që qëndron pas festivalit.

“Për dallim prej ngërçit që e kemi në Kuvend të Republikës, këtu po duket se kanë shkuar gjërat shumë mirë dhe uroj dhe shpresoj se edhe Kuvendi të funksionojë njëjtë sikur këto organizimet e juaja. Është kënaqësi të jem në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës. Kemi pasur dy edicione të jashtëzakonshme, tash edhe pritja e publikut është bërë shumë më e madhe, por megjithatë dua t’iu falënderoj gjithë stafin e televizionit publik për punën e mrekullueshme që e kanë bërë, por edhe MKRS-në për mbështetjen për këtë festival. Kjo tregon se ne kemi artistë të mrekullueshëm, që përveç Festivalit të Këngës do të duhej të ishim edhe pjesë e festivalit evropian të këngës siç njihet Eurovision, gjë të cilën edhe po e dëshmojmë. I dëshiroj të gjithë konkurruesve sukses sonte”, u shpreh Basha.

Ndërsa Arta Jashari, soprano e njohur, e cilësoi festivalin si një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së standardeve të muzikës shqiptare.

“Një emocion shumë i veçantë për mua. Një ndjesi tepër e veçantë me gjithë këtë organizim që është bërë. Ky festival ka sjellë një standard të ri në skenën dhe promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Ajo që është shumë e rëndësishme është se është një urë lidhëse në mes të brezave të ndryshëm të muzikantëve. U dëshiroj shumë sukses artistëve që do të performojnë sepse është shumë e rrallë për një artist që të ngjitet në një skenë të përmasave të tilla dhe të jetë i përcjellë nga një orkestër tejet profesionale dhe me dy dirigjentë që na kanë prezantuar në tërë botën”, tha ajo.

Në tapetin e kuq atmosferën e gjallë e shtuan edhe emra të tjerë të njohur të muzikës. Endrit Krasniqi, fitues i edicionit të kaluar, u rikthye këtë herë pa stresin e garës, por me shumë entuziazëm.

“Deri të shtunën ndihem si fitues. Gjithnjë është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e festivalit. Sonte po ndihem shumë më mirë, sepse vitin e kaluar kam qenë me shumë stres”, tha ai, duke kujtuar këngën e tij të vitit të kaluar “Flas me gjethen”.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe Eneida Tarifa, këngëtarja e njohur shqiptare dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, e cila shprehu mirënjohjen e saj për nismën e RTK-së.

“Jam gëzuar shumë që në vitin e parë për këtë nismë të bukur. E ka pas Kosova një festival kohë përpara, por impenjimi dhe dëshira për ta bërë sa më të madh këtë festival është shumë e madhe dhe e përgëzoj RTK-në për këtë nismë dhe që artistët të kenë një dritare për Evropë. Ngjarjet e tilla jo vetëm duhet ndjekur, por edhe mbështetur. Këngët janë pasqura e një populli, kështu që festivali konfirmon edhe një herë se ne kemi këngë dhe muzikë të bukur”, theksoi Tarifa.

Duke vlerësuar punën e stafit të RTK-së, ajo shtoi: “Skena është madhështore, është e jashtëzakonshme se si në një vend ku më parë s’kishte jetë është gjallëruar dhe është bërë një vend kaq masiv dhe një skenë kaq e bukur. Një përkushtim i jashtëzakonshëm i gjithë stafit tuaj”.

Dilaver Kryeziu, koerograf dhe pedagog, e vlerësoi festivalin si një prej spektakleve më të mëdha në trojet shqiptare.

“Është hera e tretë që vij këtu, por një nga arsyet që po vij është edhe skena që është bërë, pasi e kam parë tashmë. Por është edhe kënaqësia ime më e madhe kur i shoh nxënësit dhe studentët e mi që do të defilojnë në këtë festival, i cili është madhështor dhe një nga spektaklet më të mëdha në trojet shqiptare”, tha ai.

Konkurruesja Teuta Halili ndau emocionet e saj për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe muzikore.

“Provat kanë shkuar jashtëzakonisht mirë, gjithçka ka shkuar mbarë dhe vetëm uroj që një fat i tillë të na prijë edhe në netët në vazhdim. Emocion i papërshkrueshëm. Skenë mahnitëse me përmasa gjigante dhe ndihem e privilegjuar të performoj aty. Faleminderit që më është dhënë mundësia”, u shpreh ajo.

Festivali i Këngës në RTK do të sjellë tri net të mbushura me muzikë, kulturë dhe energji artistike, duke përbashkuar breza të ndryshëm të artistëve shqiptarë në një skenë të vetme.

You Might Also Like

Eneida Tarifa ndez skenën me kolazhin e hiteve amerikane

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e paditësit Elbert Krasniqi për shpifje

‘Nëntori Festiv’ me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’

Baleti Kombëtar i Kosovës me “Carmina Burana” në Itali

Ditët e Kulturës së Ulqinit në Prishtinë me ekspozitë dhe koncert

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AGK: 29 kërcënime e sulme ndaj gazetarëve në katërmujorin e parë të 2025

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Grupi i Vishegradit: Republika Çeke dhe Sllovakia gjetën dallime
Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Silva
Nga burgu në Shqipëri, në Parlamentin Evropian si deputet i Greqisë
Turqia mbështet pranimin e Suedisë në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?