Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku raportohet për një aksident trafiku me fatalitet në vend, si dhe dhjetëra raste të tjera të ngjashme.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet, 15 aksidente me persona të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të trafikut, Policia ka shqiptuar 2,298 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje, 2 janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa nuk ka pasur persona në ndalim policor.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjet në fuqi, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve në rrugë.




