Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se parku ofron hapësira të gjelbra, kënd lojërash për fëmijë, fushë basketbolli, tabelë ping-pongu dhe kënd për ushtrime fizike.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se kjo është “një ditë e gëzuar për rininë, për fëmijët, për të gjithë banorët, pa dallim,” duke falënderuar institucionet qendrore dhe lokale për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.