By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat
KulturëLajme

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

Kosova Times
Last updated: 2025/11/08 at 4:08 PM
Kosova Times Published November 8, 2025
Share
SHARE

Në Kishën e Shën Trinisë në Mat, 563 vite më parë është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

 

Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, miku e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman në viset shqiptare shkaktoi një shtyrje dhe çrregullime jo vetëm në organizimin fetar, por në tërësi në të gjithë fenë katolike.

Kuvendi pati qëllimin kryesor të diskutohej dhe të merreshin vendime e urdhëresa të rëndësishme për të rregulluar gjendjen ekzistuese në të gjithë besimin katolik.

Në kuvend morën pjesë një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme dhe Veriore, peshkopi i dioqezës së Lisit, Andrea, parija e vendit dhe një mori e panumërt e popullsisë së kësaj zone. Ndër të tjera, krahas rregullave dhe urdhëresave që u miratuan në kuvend, Pal Engjëlli, la të shkruar në gjuhën shqipe formulën e pagëzimit, në mënyrë që të lexohej nga priftërinjtë gjatë pagëzimit të fëmijëve, në mungesë të priftërinjve të shqiptohej kjo formulë edhe nga prindërit e fëmijëve.

Mbajtja e këtij kuvendi është e dokumentuar, brenda një regjistri prej 37 fletësh prej pergamene, që është gjetur në bibliotekën Laurentina të Firences në Itali në vitin 1916 nga studiuesi rumun Nikolla Jorga. Shtatë fletë të këtij regjistri përmbajnë vendimet, urdhëresat, rregullat e shpallura nga Pal Engjëlli si dhe formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe që përkon edhe me dialektin matjan.

më konkretisht: “v’nte paghezonit premenit atit et birit et spertit senit”, dhe shqipërimi “un të pagëzoj për emënit atit e t’birit e t’shpirtit shenjt”.

Formula e pagëzimit, edhe pse një fragment i shkurtër, përbën një rëndësi të veçantë pasi është një monument i shqipes së hershme mesjetare. Është një dëshmi e re mbi shkrimin e gjuhës shqipe në një datim më të hershëm se Meshari i Gjon Buzukut (vitit 1555), që ishte konsideruar si dëshmia e vetme dhe më e hershme e shkrimit të shqipes.

Mbi këtë bazë mund të themi se Formula e Pagëzimit, datuar në vitin 1462, përbën dokumentimin e parë të shqipes së shkruar.

Sot në rrënojat e Shën Trinisë, që gjenden në fshatin Dazjan të Matit, në Njësinë Administrative Macukull qëndron edhe një memorial kushtuar këtij kuvendi të rëndësishëm kishtar./atsh

You Might Also Like

Në Prishtinë do të promovohet libri “Jam Mysliman” i Ben Blushit

Britney Spears për prindërit e saj: “Ata kurrë nuk do të marrin përgjegjësi për atë që bënë”

Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje

Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar `Flaka e Janarit`

Kosova Times November 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Dramë në Novi Sad! 11 automjete janë djegur, një person është arrestuar
Ronaldo-Cruzeiro, ka mbaruar: “Fenomeni” shet aksionet
Bogujevci në Këshill të Evropës: Jam e mbijetuar e një masakre – Kosova është krah Ukrainës
Biletat për sfidën Shqipëri-Serbi, FSHF vjen me deklaratë zyrtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?