By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 dhjetor 2025
December 22, 2025
Trump iu bashkua eventit me telefon me ftesë të të birit dhe tha: “Nëse nuk mban një fjalim të mirë, do ta çoj në ferr”
December 21, 2025
Kurti në Pejë premton investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe mbrojtje
December 21, 2025
AAK vazhdon fushatën në Pejë, Haradinaj bën thirrje për dalje në zgjedhje
December 21, 2025
Abdixhiku prezanton planin ekonomik dhe energjetik të LDK-së në Ferizaj
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FESTIVAL POETIK NË NOVARA TË ITALISË
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > FESTIVAL POETIK NË NOVARA TË ITALISË
KulturëLajme

FESTIVAL POETIK NË NOVARA TË ITALISË

Kosova Times
Last updated: 2025/11/11 at 10:00 AM
Kosova Times Published November 9, 2025
Share
SHARE
Nga Ymer Hysa -Poet dhe Gazetar
Gjeografia poetike e poetëve që morën pjesë në edicionin e rradhës të zhvilluar në Novara të Italisë nga Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit” përfshinte poetë e poete jo vetëm nga trojet kombëtare, por edhe nga Europa, si Gjermania, Franca, Italia, Anglia etj.
Interesimi i organizatores njëherësh edhe Presidente e këtij bashkimi poetja dhe veprimtarja shoqërore Trandafile Molla, të cilën italianët e kanë “pagëzuar” me emrin Roza dhe meraku i saj që gjithçka të shkonte bukur ishte i madh. Ai fillonte që nga pritjet në aeroport, sepse oraret e avionëve jo vetëm ishin të ndryshëm, por kishin edhe vonesa në oraret e fluturimeve. Veç angazhimit të saj personalisht, ishin përfshirë edhe familjarët me makinat e tyre si e bija Sllovana dhe i shoqi Ramazani.
Përkujdesje duhej treguar edhe për ata që vinin nga larg me makinat e tyre, pasi edhe për ata duhej akomodimi nëpër hotele.
Grupi ynë nga Shqipëria që zbritëm në aeroportin Malpensa përbëhej përveç meje edhe nga poetët Hamdi Hysuka, Fatmir Gjestila, Lola Shehi, Agim Bajrami, Agim Lika, Urim Mezini etj. Veç nesh ishte edhe grupi i poetëve nga Kosova me Prof. Shyqyri Galica, Kryetar i Lidhjes së Shrimtarëve të Kosovës, poetja Arbnesha Kelmendi Draga, poeti Adem Zejnullahu etj.
Nga aeroporti i Malpensas gjer në Novara ishte goxha rrugë, por falë përkujdesjes së zonjës Trandafile gjithçka shkoi mirë.
Pas okomodimit dhe një pushimi të shkurtër në hotel, sipas shoqërisë së akomoduar në to, do të dilnim nëpër qytetin historik dhe të bukur të Novaras duke bërë edhe fotografi për ti patur si kujtim.
E nesëmja që i takonte ditë e shtunë do të na zgjonte herët. Pas ngrënjes së mëngjesit marrim rrugën për në qendër të qytetit, në sallën kryesore të prvinçës ku do të zhvillohej aktiviteti letrar që ishte i pesti në radhë.
Gjithçka e përgatur me kujdes nga organizatorja Trandafile Molla, sejcili në vendin e duhur dhe sejcili para një mikrofoni dhe librit “Lulkuqet e Globit” të botuar nga ky grup shkrimtarësh dhe artistësh që do të promovohej nga poetët e pranishëm, shumica autorë të poezive në të. Poeti Fatmir Gjestila, i cili ka shkruar edhe parathënjen e këtij libri mbajti fjalën rreth e këtij libri me vlera kombëtare që përmban poezi për fëmijë të shkruar nga poetë të rritur dhe nga vetë fëmijët.
Salla ishte e mbushur plot e përplot me poetë të rinj e të moshuar, artistë, piktorë, gazetarë dhe moderatorë, e nderonin me pjesmarrjen e tyre Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Milano, znj Anila Pojani, përfaqësuesja e provincës znj Chiara Rondini etj
Moderatorja Etleva Rrapa e veshur me kostum tradicional shqiptar do ta moderonte mjeshtërisht aktivitetin duke i dhënë përmasat e një spektakli të mirëfilltë.
Pas himneve kombëtare të dy vendeve mes duatrokitjeve e ovacioneve nis ky festival i poezisë dhe artit.
Pas fjalës përshëndetëse nga e zonja e shtëpisē Trandafile Molla e cila pas urimit të mirseardhjes, foli mbi punën, vështirësitë, sukseset dhe objektivat e këtij bashkimi gazetarësh dhe artistësh.
Të pranishmit i përshendeti edhe Konsullja jonë e Përgjthëshme në Milano, zonja Anila Pojani e cila foli rreth letersisë dhe artit përmes poetëve si ura të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve kudo nëpër botë, përshëndeti përfaqësuesja e provinçes Chiara Rondini e cila përgëzoi organizatorët për aktivitetin dhe ofroi bashkëpunim në të ardhmen, përshëndetën edhe Prof. Shyqyri Galica Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i cili foli edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin mes dy organizmave letrarë.
Edhe poeti Hamdi Hysuka në cilësinë e Kryetarit të Klubit Letrar “Pjeter Budi” Mat u shpreh mbështetës dhe bashkëpunues dhe i pergëzoi organizatorët për këtë evdniment të rëndësishëm letrar, gjithaxhtu ai mbajti një kumtesë rreth Formulës së Psgëzimit. Përshendetën edhe poeti Agim Bajrami Kryetar i Shtëpisë së Shkrimtarëve Durrës, Gazetari nga Gjermania Maxhun Smajli, Poeti dhe piktori italian Reffaele Lakaruza etj etj.
Në këtë festival u promovuan librat “Lulkuqet e Globit”, si dhe librat e autorëve Myftar Gjonbalaj dhe Fali Ndreka.
Theksojmë se organizatorët e kishin menduar bukur si një spektakël, fjalë përshëndetëse, recitime e këngë nga fëmijët, dhe ndarje çmimesh e mirënjohje përmes çertifikatash, medaljesh etj
Për rreth tre orë aktivitet, të pranishmit nuk u mërzitën për asnjë moment pasi ishte organizuar bukur që gjthsejcili të ndjehej i angazhuar, veçanërisht përmes fjalës përshëndetëse, prezantimit, recitimit, marrjes së çertifikatës, medaljes, dhe bërjes së fotografive.
Pas mbylljes me sukses të gjithë të pranishmit do të drekonin sëbashku në Grand Restorant me pronar shqiptar ku do të shijonin veç gatimeve tradicionale edhe muzike shqiptare, biseda shqiptare dhe në fund edhe tortën e aktivitetit që përkonte me festat e muajit nëntor si Dita e Pavaresisë dhe Dita e Çlirimit.
Edhe këtu do të shkëmbeheshin libra dhe bëheshin fotografi të shumta me njëri tjetrin për ti ruajtur si kujtime të pa harruara.
Zyrtarisht aktiviteti mbyllej këtu, por përkujdesi i zonjëz së shtëpisë kurrsesi. Ishte shpëndarja në hotele dhe përcjellja të nesërmen në aeroport me makinat personale të familjes.
Faleminderit Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit” me qendër në Novara, faleminderit Presidente e këtij grupi mike poete Trandafile Molla, ku përpos kënaqësisë që më dhuruat më nderuat edhe me Çmimin Letrar “Ymer Elshani”.
Novara/Itali

You Might Also Like

Fest 64, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Taylor Swift zbulon se si u përgatit për turneun: “Nuk kam ushtruar kurrë kaq shumë në jetën time”

Çizme të Vjetra Money: Aksesori përfundimtar

4 ngjyra manikyrësh që janë gjithmonë dhe përgjithmonë në trend

Këto janë mokasinat më të kërkuara në botë

Kosova Times November 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Prokuroria se fton për intervistim Haradinajn se dalin lidhjet e tij me Radoiçiqin

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor
Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Federatës Ruse: ka më shumë se 200 individë dhe kompani në listë
Turqia refuzon kërkesën e SHBA për transferimin e sistemeve raketore S-400 në Ukrainë
Muhaxheri: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?