By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës
January 13, 2026
Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë
January 13, 2026
Furnizimi i duhur me ngrohje pritet të kthehet nesër në Prishtinë
January 13, 2026
Përleshje mes tre personave në Klinë, lëndohen dy persona
January 13, 2026
Rashiq: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja 32.64%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja 32.64%
Lajme

KQZ: Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja 32.64%

Kosova Times
Last updated: 2025/11/09 at 9:01 PM
Kosova Times Published November 9, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është mbyllur në orën 19:00.

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se bazuar në informacionet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente që do të mund të vinin në dyshim besueshmërinë, integritetin apo ecurinë e procesit zgjedhor.

Në emër të KQZ-së, është shprehur falënderim për institucionet që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e procesit, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

Sipas të dhënave preliminare nga rreth 99% e vendvotimeve, deri në orën 19:00 kanë votuar 429 mijë e 736 qytetarë apo 32.64% e atyre me të drejtë vote, nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues. Në të njëjtat komuna, në raundin e parë kishin votuar 38.91% apo 512 mijë e 160 votues.

Aktualisht në vendvotime po zhvillohet procesi i numërimit të fletëvotimeve, ndërsa në disa prej tyre ky proces tashmë ka përfunduar. KQZ ka njoftuar se në platformën e saj do të fillojë publikimi i rezultateve preliminare.

Numërimi i votave është theksuar si një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave ligjore e rregulloreve të KQZ-së. Institucioni u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, për të garantuar dhe mbrojtur plotësisht vullnetin e qytetarëve.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se nga ora 19:00 ka nisur afati 48 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me procesin e votimit të sotëm.

You Might Also Like

Furnizimi i duhur me ngrohje pritet të kthehet nesër në Prishtinë

Përleshje mes tre personave në Klinë, lëndohen dy persona

Rashiq: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë

Qelaj i shkruan Trendafilovës: Mangësi serioze në gjykimet e Hagës

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Deçan

Kosova Times November 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zhegrova rrëmben çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Barometri i Ballkanit: 3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale
Molnár’s Langos: Langos më të mira në Budapest
Bogujevci pritje për Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali
NATO thirrje që Rusia të njihet si një shtet terrorist
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?