Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, më 9 nëntor 2025, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5 dhe 7°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14°C.
Ndërkaq do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s




