Kryetari i deritashëm i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi ka pësuar humbje në garën e balotazhit për mandatin e ri katërvjeçar në krye të kësaj komune.
“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Jemi munduar të organizohemi, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë, atëherë unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës. Do të jem gjithmonë mbështetës i LDK-së”, ka thënë Gashi.
Ai ishte kryetar i Obiliqit për 12 vjet radhazi, derisa në balotazh humbi nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.



