By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari italian i cili u shua nga puna per një pyetje rreth Izraelit ,merr një ofertë pune
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gazetari italian i cili u shua nga puna per një pyetje rreth Izraelit ,merr një ofertë pune
Rajon / Botë

Gazetari italian i cili u shua nga puna per një pyetje rreth Izraelit ,merr një ofertë pune

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 7:26 AM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE
Gazetari italian Gabriele Nunziati ishte i ftuar në emisionin “Me fjalë të tjera” në televizionin italian LA7, dhe me atë rast ai foli për të gjitha detajet e vendimit të kompanisë së tij, tashmë ish-kompanisë, për ta pushuar nga puna për shkak të pyetjes që ai bëri në lidhje me përgjegjësinë e Izraelit për rindërtimin e Gazës.

Në emision, gazetari i ri foli për pyetjen që bëri gjatë konferencës për shtyp në Bruksel dhe tha se mori shumë komplimente.“Mora shumë komplimente, madje edhe nga kolegë me më shumë përvojë se unë. Njëri më tha: ‘Kjo ishte e vetmja pyetje logjike që duhet të kisha bërë në atë moment’. Ishte një kënaqësi e madhe për mua. Ishte hera ime e parë atje… dhe më kushtoi gjithçka”, tha Nunziati.

Kur u pyet nëse mori një shpjegim më të detajuar nga ish-punëdhënësi i tij, agjencia Nova, se pse u pushua nga puna, Nunziati u përgjigj.

“Më informuan se pyetja ishte teknikisht e pasaktë dhe nuk u vlerësua. Ka një erozion të vazhdueshëm të lirisë së shtypit në Itali”, tha ai.

Pikërisht në këtë puntatë të emisionit Nunziati mori një ofertë pune live nga Agnese Pini, drejtoreshë e Quotidiano Nazionale, rrjet i grupit Monrif që përveç “La Nazione” bashkon edhe gazetat “Il Giorno”, “Il Resto del Carlino” dhe “Il”.

Shoqata Italiane e Gazetarëve reagoi gjithashtu ndaj gjithë rastit.

“Nuk mund të pushohesh nga puna për shkak se ke bërë një pyetje. Roli i një gazetari, pavarësisht mbrojtjes kontraktuale, është të bëjë pyetje që mund të jenë të pakëndshme ose të padëshirueshme”, thanë ata.

Ju kujtojmë se gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 13 tetor, Nunziati e pyeti zëdhënësen e Komisionit Evropian pse Izraelit nuk iu kërkua të financonte rindërtimin e Gazës.

“Ju ia kërkoni këtë Rusisë kur flasim për Ukrainën. A mendoni se Izraeli duhet të paguajë për rindërtimin e Gazës, veçanërisht kur marrim parasysh se ata shkatërruan pothuajse të gjithë infrastrukturën civile?” pyeti Nunziati.

Pinho tha se kjo është një “pyetje interesante”, por se ajo nuk ka një përgjigje të gatshme për të.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

PSG fiton `Trophee des Champions`

Kosova Times Kosova Times January 5, 2025
Zelensky dorëzon projektligje për të zgjatur ligjin ushtarak
Sekuestrohet marihuanë në 3 komuna, një i arrestuar e dy procedohen në liri
Karvani i motoçiklistëve parakaloi para Dhomave të Specializuara në Hagë
Kamala Harris pritet t’i hyjë garës presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?