By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlament me dy dhoma?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Parlament me dy dhoma?
Opinion

Parlament me dy dhoma?

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 7:44 AM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE

Editorial nga Vladimir Muçaj

A ka arritur politika shqiptare atë maturi që kërkon një parlament me dy dhoma? Pyetja është e vjetër, por sot rikthehet me ngulm nga figura kyçe të maxhorancës dhe opozitës, të cilët flasin për ndryshime kushtetuese që do të sillnin një Senat, një President me mandat të zgjatur dhe kompetenca të ripërcaktuara. Megjithatë, në thelbin e debatit, dilema nuk lidhet me teknikën kushtetuese, por me realitetin politik shqiptar: a ka kultura jonë institucionale kapacitetin e duhur për ta mbajtur mbi supe një arkitekturë të tillë shtetërore?

Prej tri dekadash, vendi ka provuar rregullime të njëpasnjëshme, shpesh të imponuara nga konjuktura politike dhe jo nga vizioni afatgjatë. Në çdo reformë të madhe – nga ajo zgjedhore, te ajo administrative apo drejtësia – prirja ka qenë e njëjtë: ndryshimet nuk kanë lindur nga konsensusi i sinqertë, por nga nevoja për të ruajtur balancat e brendshme të pushtetit. Dhe kjo histori e gjatë e bën të vështirë të besosh se një strukturë kaq e ndjeshme sa Senati do të funksiononte si frenuese e politizimit, e jo si strehë e re për interesa të vjetra.

Shqipëria sot nuk ka mungesë institucionesh, por mungesë funksionaliteti. Parlamenti ekzistues, edhe pse njëdhomësh, shpesh ka qenë i paaftë të ushqejë debat të shëndetshëm, kontroll parlamentar serioz apo përfaqësim të vërtetë të interesit publik. Nëse ky realitet nuk ndryshohet, shtimi i një dhome të dytë rrezikon të kthehet në një platformë tjetër për emërime politike, negociata të mbyllura dhe pazare nën tavolinë.

Ndërkohë, kur flitet për Senatin, President me mandat të zgjatur, apo rikonceptim të kompetencave, perceptimi publik është i qartë: çdo lëvizje e madhe në politikë bëhet vetëm kur palët kanë gjetur ndërmjet tyre “ekuilibrin”, atë marrëveshjen e heshtur që shërben si garanci për interesat e të gjithëve. Historia e tranzicionit na ka mësuar se sa herë bien dakord mes tyre figurat më të fuqishme të skenës – qoftë Rama e Berisha sot, apo paraardhësit e tyre dje – vendi zgjohet me një realitet të ri politik, por jo domosdoshmërisht më të drejtë.

Për këtë arsye, debati për Senatin nuk duhet parë si një operacion kozmetik apo si eksperiment institucional. Pyetja që duhet bërë është: a jemi gati për një arkitekturë politike më të sofistikuar? A kemi një kulturë të tillë reflektimi dhe përgjegjshmërie në vendimmarrje? Deri më sot, sinjalet nuk janë të forta. Përkundrazi—çdo nismë madhore kushtetuese ka ardhur e paraprirë nga interesa që të dyja palët i kanë parë si mundësi për të forcuar pozicionet e tyre.

Nëse ndryshimet kushtetuese do të ndërmerren sërish me logjikën e paktit të fshehtë, të kompromisit të heshtur dhe të marrëveshjeve të padeklaruara, atëherë as Senati, as Presidenti me mandat të zgjatur, as formula më moderne e pushtetit nuk do ta sjellin atë maturi që i nevojitet vendit.

Shqipëria ka nevojë për një arkitekturë institucionale moderne, por ajo mund të mbahet vetëm mbi themele të pastërta politike. Nëse ato themele mungojnë, çdo ndërtim i ri rrezikon të bjerë mbi ne – ashtu si shumë herë më parë.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Nait Hasanit i është konfiskuar telefoni nga EULEX-i
Shtetet e Bashkuara mbështetën Qendrën për Hetimin e Krimeve Ruse në Ukrainë
Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah
Fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?