By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova
Opinion

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 10:20 AM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Fitorja e Gazmend Muhagjerit në Pejë dhe Adrian Gjinit në Gjakovë është më shumë se një rezultat zgjedhor – është një mesazh i qartë nga qytetarët se ende ka vlerë puna, përkushtimi dhe përgjegjësia në politikë. Këta dy qytete të rëndësishme të Dukagjinit sot janë dëshmi se kur politika bëhet me vullnet dhe me zemër, qytetari di ta shpërblejë. Urime të përzemërta për të dy kryetarët, për ekipet e tyre, dhe për të gjithë kandidatët që garuan me dinjitet nëpër komunat e Kosovës. Kjo është fitore e demokracisë, por edhe një kujtesë e fortë se çdo fitore është një provë e re për besimin që qytetari ka dhënë. Në Pejë, Gazmend Muhagjeri me stilin e tij të drejtë, të afërt dhe me punë të ndershme, ka treguar se qyteti mund të ecë përpara me projekte konkrete, pa zhurmë e me vizion. Ndërsa në Gjakovë, Adrian Gjini ka ndërtuar një qeverisje me qasje zhvillimore dhe guxim për të marrë vendime, duke e kthyer AAK-në në një forcë reale të stabilitetit lokal. Por tani fillon faza e vërtetë: pas çdo fitoreje duhet përgatitje e re. LDK në Pejë dhe AAK në Gjakovë duhet që sot të mendojnë për të nesërmën – për ekipet e reja, për idetë e reja dhe për përgatitjen e kandidatit që do të vazhdojë këtë besim edhe pas katër vitesh. Qytetarët kërkojnë punë të përditshme, jo vetëm fjalë në prag zgjedhjesh. Ata duan ndjesi të zhvillimit, jo vetëm premtime. Zgjedhjet e fundit treguan diçka shumë të thjeshtë: njerëzit i njohin ata që punojnë me sinqeritet. Nuk është e rastësishme që Peja e Gjakova shpërblyen vazhdimësinë, jo aventurën politike. Prandaj kjo fitore duhet të shërbejë si frymëzim për të gjitha subjektet që synojnë qeverisje lokale me integritet e profesionalizëm. Sot është koha për t’u bashkuar rreth punës, jo ndarjeve. Sepse kur qyteti ecën përpara, fiton i gjithë vendi. Urime Pejës dhe Gjakovës për zgjedhjen që bënë – dhe urime gjithë kandidatëve fitues nëpër komunat e Kosovës. Demokracia është e gjallë kur qytetari flet, por është edhe më e fortë kur politika di ta dëgjojë.

Pikëpamjet e shprehura janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht të Kosovatimes

You Might Also Like

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kusari-Lila: Qeveria nuk ka përplasje me ShBA-në për Asociacionin

Kosova Times Kosova Times January 30, 2023
Kurti në Janjevë viziton panairin `Mirëserdhët në Janjevë`
Kurti për vrasjet e grave nga partnerët: Janë kulmim i dhunës së mëhershme
Çitaku i përgigjet Gërvallës: Merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së
Zelensky akuzon Rusinë për “terrorizëm energjetik”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?