By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili në ceremoninë e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Guvernatori Ismaili në ceremoninë e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë
Lajme

Guvernatori Ismaili në ceremoninë e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 1:30 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si folës në konferencën ndërkombëtare për nder të 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, me temë: “’Një shekull banking qendror: Nga themelimi institucional te roli si ankorë rajonale”, organizuar nga Banka e Shqipërisë.

 

Konferenca trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonominë globale, strategjitë e Evropës dhe sfidat e ardhshme, politikat monetare dhe rolin e bankave qendrore në kushtet e ndryshimeve të shpejta ekonomike e teknologjike, si dhe çështjet që lidhen me monedhat digjitale të qëndrueshme, pavarësinë monetare dhe të ardhmen e parasë.

Guvernatori Ismaili mori pjesë si folës në panelin me temë “Monedhat digjitale të qëndrueshme, pavarësia dhe e ardhmja e parasë”, nën moderimin e znj. Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë. Në fillim të fjalës së tij, Guvernatori Ismaili uroi Bankën e Shqipërisë për 100-vjetorin e themelimit, duke e vlerësuar këtë përvjetor si një moment historik jo vetëm për institucionin, por edhe për sistemin financiar të rajonit në tërësi. Ai falënderoi Bankën e Shqipërisë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, bashkëpunim që është konkretizuar në shkëmbimin e përvojave profesionale, zhvillimin e kapaciteteve të stafit dhe asistencën teknike në fusha me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e sistemit financiar.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili theksoi se evolucioni digjital po transformon mënyrën se si funksionojnë ekonomitë dhe shërbimet financiare, duke ndikuar drejtpërdrejt në përfshirjen financiare, efikasitetin e pagesave, forcimin e stabilitetit financiar dhe ruajtjen e integritetit monetar. Ai nënvizoi rëndësinë e drejtimit të këtij revolucioni digjital dhe theksoi se rasti i Kosovës, me një popullatë të re, shtrirjen më të gjerë të internetit në rajon dhe një infrastrukturë të përshtatshme teknologjike ka potencial të madh për zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale.

Guvernatori ndau reformat e ndërmarra nga Kosova në digjitalizimin e infrastrukturës së pagesave, zgjerimin e qasjes në financa, zbatimin e suksesshëm të llogarisë bazike, si dhe nismat tjera strategjike, siç është përfshirja e institucioneve jobankare si pjesëmarrëse në sistemin kombëtar të pagesave. Përafrimi me SEPA, zbatimi i projektit të pagesave të shpejta (TIPS Clone), standardizimi i QR Code-ve, si dhe zhvillime të tjera në pajtim me planin strategjik të BQK-së u pasqyruan më tej. Ai theksoi rëndësinë e edukimit financiar, forcimit të kapaciteteve të brendshme, zgjerimit të infrastrukturës dhe menaxhimit të rreziqeve që burojnë nga digjitalizimi, sovranitetit monetar, stabilitetit financiar dhe sigurisë kibernetike.

Në vijim, Guvernatori Ismaili foli për kuadrin e ri rregullativ për gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë operacionale, mbikëqyrjen e sistemeve dhe sigurinë kibernetike si dhe kontraktimin e shërbimeve ndaj palëve të treta, si pjesë e avancimit të rregullativës ndaj sektorit financiar, krahas fuqizimit të kapaciteteve të brendshme dhe funksionalizimit të njësive të reja organizative të fokusuara në mbikëqyrjen ndaj institucioneve financiare.

Lidhur me kriptoasetet, ai sqaroi se BQK po ndjek një qasje graduale dhe të kujdesshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sa i përket monedhës digjitale të bankës qendrore (CBDC), Guvernatori theksoi se BQK po ndjek me vëmendje zhvillimet e Bankës Qendrore Evropiane për Euron Digjitale, me synimin për t’u përfshirë në fazat e mëvonshme, duke analizuar ndikimet potenciale në tregun financiar, sjelljen e qytetarëve dhe strukturën e sistemit të pagesave.

Në përmbyllje të fjalës, Guvernatori Ismaili theksoi se inovacioni financiar duhet të ecë paralelisht me stabilitetin, transparencën dhe edukimin financiar të qytetarëve, në mënyrë që transformimi digjital të përkthehet në përfshirje më të gjerë dhe mirëqenie ekonomike për të gjithë. Megjithatë, stabiliteti financiar, sovraniteti monetar, integriteti i sistemit financiar, mbrojtja e konsumatorit dhe e të dhënave personale, krahas rreziqeve kibernetike, mbeten boshti mbi të cilin ndërtohen politikat tona.

Punimet e konferencës u hapën me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, si dhe me video mesazhe të posaçme nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), dhe Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kjo konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë mblodhi së bashku guvernatorë të bankave qendrore, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe ekspertë të njohur të fushës.

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

‘PriFest’ shpalos filmat e shkurtër, sivjet me shtatë premiera

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë
Pas Dritës shkëlqen edhe Ballkani
Ia vrau qenin me pushkë gjuetie, shoqërohet në Polici ferizajasi
Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?