By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”
December 27, 2025
Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja
December 27, 2025
Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima
December 27, 2025
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, trupi dërgohet në IML për obduksion
December 27, 2025
I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
Turizëm

”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 11:09 AM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Sandra dhe Jeff Mayernik jetonin në Oregon, SHBA, ku ndiheshin të rraskapitur, ndërsa luftonin për të përballuar shpenzimet e larta të jetesës, por Sandra dhe Jeff, tashmë në pension, shitën gjithçka që zotëronin përpara se të vendosnin të emigronin në nëntor 2023, shkruan Robin Cottle për britaniken ”The Mirror”.

Ata vizituan një duzinë vendesh, përfshirë Portugalinë, Spanjën, Francën, Meksikën dhe Argjentinën, por aktualisht janë vendosur në Shqipëri.

Çifti jeton në Sarandë, të cilën ”National Geographic” e ka quajtur ”Maldivet e Evropës”.

Riviera Shqiptare është vlerësuar për brigjet e shumta me rërë të bardhë, qytete antike dhe vendbanime piktoreske.

Pavarësisht peizazhit mahnitës që i rrethon dhe kostove më të ulëta të jetesës, Sandra dhe Jeff kanë identifikuar dy anë ”negative” të rrethanave të tyre të reja.

“Ke të bësh me një monedhë dhe një gjuhë tjetër”, tha Jeff për ”Business Insider”.

“Në SHBA, mund të hyja në një supermarket, të lexoja çdo etiketë dhe të dija për çfarë po paguaja. Këtu, një herë mora diçka që dukej si një pako proshutë po nuk ishte e tillë”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, çifti po shijon avantazhet që sjell stili i tyre i ri i jetesës.

Jeff mendon se përparësia më e madhe është ritmi më i relaksuar i jetës së përditshme, me vendasit që duken më pak të nxituar dhe të shqetësuar.

Ndërkohë, Sandra zbulon se stresi u zhduk pas largimit të tyre nga Amerika.

Përparësi të tjera për çiftin përfshijnë kursime të konsiderueshme në akomodim dhe kujdes mjekësor, së bashku me një dietë më ushqyese sesa në Shtetet e Bashkuara.

Birra mund të blihet për vetëm dy paund, çmime që janë të favorshme krahasuar me destinacionet fqinje evropiane si Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia./

You Might Also Like

Pse viti 2025 ishte një pikë kthese për turizmin në Uzbekistan?

Katër fshatra të rinj turkë renditen ndër më të mirët në botë

Resorti francez i skive ofron ski falas gjatë gjithë dimrit

Banka kombetare e Greqise vlereson te arë turizmin dekadën e fundit

Media e njohur australiane përzgjedh edhe Shqipërinë si destinacion turistik për 2026-n

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Petkoviq menipulues cinik: Tenton të mbulojë zullumin ndaj romëve në Serbi, me “interesimin” e atyre në Kosovë

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
Humbin dy vajza, policia në kërkim të tyre
Pranga fajdexhiut te armatosur në Suharekë
Bislimi: Rregullorja e BQK-së do të hyjë në fuqi nesër
Gashi: Me hapjen e urës pa koordinim, mund ta rrezikojmë pa dashje KFOR-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?