By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon numërimi në Mitrovicën e Jugut, PDK kërkon rivotim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfundon numërimi në Mitrovicën e Jugut, PDK kërkon rivotim
Lajme

Përfundon numërimi në Mitrovicën e Jugut, PDK kërkon rivotim

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 3:47 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut.Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, ka deklaruar se gjatë këtij procesi janë evidentuar parregullsi serioze në fletëvotime, të cilat, sipas tij, kanë cenuar besimin e opinionit publik në integritetin e zgjedhjeve.

 

“Siç e dini, sot përfundoi procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në këtë qendër. I falënderoj të gjithë vëzhguesit dhe numëruesit për punën e mirë dhe për identifikimin e çdo fletëvotimi. Megjithatë, gjatë procesit kemi vërejtur defekte serioze në disa prej tyre, që në një mënyrë apo tjetër kanë rrënuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor,” tha Gashi.

Sipas tij, mënyra e vetme për ta rikthyer besimin dhe integritetin e procesit është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

“Ne konsiderojmë se e vetmja mënyrë për ta kthyer këtë proces në binarë dhe për t’i dhënë besueshmëri është që qytetarët e Mitrovicës së Jugut të ftohen sërish në votim. Opinioni publik tashmë mendon se ky proces është dëmtuar thellësisht,” shtoi ai.

Gashi bëri të ditur se në shumë vendvotime janë konstatuar defekte në fletëvotime, që bien ndesh me rregulloret e KQZ-së. Sipas tij, PDK do të kërkojë analizë hetimor për të verifikuar origjinalitetin e tyre.

“PDK ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore,” përfundoi Gashi.

Ndërsa Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në KQZ ka thënë se nuk ka asnjë informatë rreth numrit të fletëvotimeve me mospërputhje të numrave serik dhe nuk ka çfarë të deklarojë.

Bajram Hajdari, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor, tha se procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00.

“Tash jemi duke bërë përgatitjet për bartjen e materialit në QNR, në Fushë Kosovë. Sipas një verifikimi paraprak, janë 75 fletëvotime për të cilat po flisni ju. Këto fletëvotime i takojnë të dy kandidatëve. Me kërkesë të policisë, i kemi bërë kopje dhe i kemi dorëzuar. Tani janë organet tjera që merren me to,” tha ai.

Për kryetar të Mitrovicës në garë ishin Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arian Tahiri i PDK-së. Sipas rezultateve preliminare, fitues doli Peci me 2 mijë e 315 vota më shumë.

You Might Also Like

Kurti foli për realitetin e ri në rajon: “Serbia e kupton më mirë se kurrë se ne jemi shtet”

Reshje bore në Shqipëri, Policia apelon për kujdes në rrugë

Basha: Rugova e udhëhoqi popullin në kohëra të vështira

Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën

Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Conor McGregor e rrëzoi me nokaut një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

Kosova Times Kosova Times June 17, 2025
Prodhuesi turk: Fabrika në Kosovë do të prodhojë municion me standarde
Vriten tre persona në Bosnjë, dorasi kryen vetëvrasje
WSJ: kadetët do të trajnohen për të fluturuar F-16 në vend të pilotëve me përvojë
ZRRE del me njoftim lidhur me tarifat e reja të energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?