By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një stuhi e fuqishme kanibalësh do të godasë Tokën sonte
November 12, 2025
Kjo është lista e 20 ushtrive më të fuqishme në botë në vitin 2025: Ka surpriza
November 12, 2025
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
November 12, 2025
Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
November 12, 2025
Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Lajme

Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 10:04 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kryesimin e Kreshnik Radoniqit, kryetar, ka trajtuar, mes tjerash, rekomandimin për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të fletëvotimeve në vendvotime për ‘Zgjedhjet për Raundin e Dytë Kryetar Komune’.

 

Radoniqi bëri të ditur se KQZ ka pranuar një raport të detajuar nga kompania sllovene CETIS, për printimin e të gjitha komunave, në të cilat janë saktësuar të gjitha gabimet në të gjitha dengjet e fletëvotimeve të printuara, ku, sipas tij, në këto dengje “janë dy votat e fundit që kanë pasur dy vendvotime të ndryshme apo të ndonjë qendre tjetër apo edhe disa prej tyre të zbrazura”.

“Është shumë e rëndësishme që ky raport i propozuar me rekomandim të trajtojë në përputhej me fletëvotimet në kutitë e votimit që gjenden tanimë të mbyllura për Mitrovicë dhe për Gjakovë. D.m.th. Sekretariati, në bazë të profesionalizmit të tyre, përvojës së tyre që kanë dhe në bazë të këtij raporti, të vlerësojë të gjitha këto fletëvotime nëse janë të sakta. Ata (CETIS v.j.) kanë dhënë edhe numrin e saktë në të cilat kanë ndodhur gabimet, por që neve na nevojitet të vlerësojmë dhe verifikojmë nga kutitë e votimit”, tha Radoniqi.

Tutje, ai shtoi se ky raport është preliminar dhe e njëjta do të shërbejë edhe si përgjigje për PZAP lidhur me ankesën e parashtruar.

Radoniqi më tej shtoi se gabimet teknike nuk cenojnë integritetin e votës, por “lidhur me këtë do të japim një konstatim pas vlerësimit të komisionit, i cili është propozuar me rekomandim”.

Kurse Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së, tha deri tash prej kohës kur është pjesë e KQZ-së në asnjë rast kurdo që kanë pasur ankesë në PZAP nuk janë iniciuar krijimet e komisioneve të analizva apo hetimore përgatitëse prej KQZ-së pa një kërkesë nga PZAP-ja.

“Prandaj këto analiza dhe raporte që e përfshijnë në një formë apo tjetër dhe e bëjnë palë KQZ-në në raport me vendimmarrjen e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme në rastin tjetër, konsideroj që janë një hap përtej kompetencave nga KQZ-ja”, deklaroi ai.

Elshani tha se opinioni publik e qytetarët e komunës së Mitrovicës konsiderojnë se është cenuar integriteti zgjedhor.

Ai tha se do t’i jepte vonë një kërkese të Sekretariatit, nëse do të kishte kërkesë për rivotim në këtë komunë.

“Kam parë nga afër në QKN në Mitrovicë gjithë ato fletëvotime, ato siç po i quani ju gabime teknike që kanë ndodhur, që realisht po kanë një konsekuencë politike. Ato fletëvotime vërehen prej një vendvotimi në një vendvotim tjetër, prej një shkolle në shkollën tjetër. Lidhur edhe me komunikatën që është dhënë për çështjen e pasimit prej një qendre në tjetrën, konsideroj që duhet të shikohen mirë e të trajtohen mirë, sepse aludimet sigurisht dhe opinioni publik dhe qytetarët në komunën e Mitrovicës konsiderojnë që është cenuar integriteti zgjedhor i procesit , për të cilën meqë kërkesa është për rivotim unë do të prisja sot edhe nga ana e sekretariatit që të kemi një kërkesë për rivotim në këtë komunë”, deklaroi ai.

Në reagim ndaj anëtarit të KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, Radoniqi theksoi se PZAP ka detyrat e saj.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se për komunat tjera do të merren mostrat se a ka qenë një trend i gabimeve. Sipas tij, në Gjakovë është paraqitur rasti nga Këshillat e Vendvotimeve në ditën e votimit, ndërkaq në Mitrovicë është paraqitur në mbrëmje, dhe pastaj ka vazhduar edhe ditën e nesërme. Për këto të dyja, tha ai i kanë informacionet, ndërkaq për komunat tjera duhet t’i shikojnë mostrat. Ai tha se raporti nuk është për PZAP-në, por për KQZ-në e Prokurorinë. “Raporti pikë së pari është për ne, së dyti është për Prokurorinë, sepse kjo çështje në mbrëmjen e së mërkurës është hapur në prokurori dhe raporti duhet të jetë i detajuar për ne, për Prokurorinë, por që do të shërbejë edhe për PZAP-në”, tha ai. Radoniqi shtoi se numri i këtyre fletëvotimeve nuk mund të konstatohet pa u hapur kutitë e votimit.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Alban Krasniqi tha se dikush ndoshta edhe dëshiron të krijojë amulli në këtë drejtim, por sipas tij, është mirë të sqarohet që jo vetëm në Gjakovë e Mitrovicë ka pasur fletëvotime me gabime, por sipas tij, në gjitha komunat ku është zhvilluar balotazhi me 9 nëntor.

“Në lidhje me raportin e fundit që ka ardhur nga kompania mbi rastet e gabimeve teknike jo vetëm në Gjakovë e Mitrovicë, por edhe në komuna tjera, pra nga ju u tha e kjo është mirë të shndërrohet edhe në komunikim publik , që kemi fletëvotime që janë shtypur me gabime njëjtë si në rastin e Gjakovës e Mitrovicës edhe në të gjitha komunat e Kosovës ku ka pasur balotazh. Kjo është mirë të bëhet sa më parë publike e ta dijë edhe publiku edhe institucionet tjera. Mirëpo, ne jemi në gjendje të themi të një ankese që është bërë dhe duhet të dinë edhe institucionet tjera që kjo situatë, pra këto gabime teknike, të dihet, të jetë transparent procesi, të mos ketë asnjë keqkuptim, sepse nuk asgjë më shumë e asgjë më tepër se sa këto që janë thënë nga KQZ-ja dhe kompania”, deklaroi Krasniqi.

Muharrem Nitaj anëtar i KQZ-së nga radhët e AAK-së lidhur me formimin e këtij komisionin pati vërejtje në trajtimin e kësaj çështjeje. Ai theksoi se në këtë mbledhje po shqyrtohet më shumë ecuria e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut dhe në Gjakovë, derisa, shtoi ai në rend dite thuhet se formimi i këtij komisioni do të merret me vlerësimin e vendvotimeve në zgjedhjen në raundin e dytë për kryetar komune.

Ai shtroi pyetjen nëse kjo nënkupton vlerësimin e të gjitha komunave që kanë qenë në balotazh.

Nitaj më tej shtoi se nëse merren vetëm me rastin e Mitrovicës, atëherë duhet të merren edhe me Gjakovën, edhe nëse nuk kanë pasur ndonjë ankesë.

Lidhur me reagimin e Nitajt, Radoniqi vuri në dukje se për komunat tjera në rekomandim thuhet se do të merren mostrat në vërtetimin nëse ka qenë trend i njëjtë i gabimeve në printim

“Për Gjakovë është paraqitur rasti nga këshillat e vendvotimeve në ditën e vendvotimit, ndërsa për Mitrovicë është paraqitur në mbrëmje dhe pastaj ka vazhduar në ditën e nesërme”, nënvizoi Radoniqi.

You Might Also Like

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjykata Speciale , si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi

Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara

IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Basha takon Jiri Plecityn, diskutojnë edhe për Planin e Rritjes

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Deputetët maqedonas thërrasin në interpelancë Gashin

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Kush e ka fjalën e fundit për hapjen e urës së Ibrit?
Zien lufta midis “kultit” të Trump: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit shkatërroi koalicionin që e zgjodhi atë
Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit
Numri i rusëve të dëbuar nga BE në 2023 u rrit me një të tretën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?