Sfida ka qenë mjaft e fortë dhe me ritëm të lartë, ku mitrovicasit kanë rezistuar deri në fund, por nuk kanë arritur ta përmbysin epërsinë e vendasve.

Drilon Hajrizi ka pasur pesëmbëdhjetë pikë dhe njëmbëdhjetë kërcime, ndërsa Dardan Kapiti ka kontribuar me trembëdhjetë pikë e tetë kërcime.

Kjo ka qenë humbja e pestë për Trepçën në këtë edicion të garës, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe do ta zhvillojë në udhëtim kundër skuadrës polake Anwil.

Kampionët e Kosovës kanë pasur përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë në Gjermani, të cilët kanë krijuar atmosferë të ngrohtë për ekipin mitrovicas.

Trepça ka hyrë në këtë takim pas paralajmërimeve për një udhëtim të vështirë në Gjermani. Për “Xehetarët” ky është edicioni i dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup. Para ndeshjes, mitrovicasit kanë pasur katër humbje, ndërsa skuadra gjermane tri fitore e një humbje, aq sa kishte edhe PAOK, ndërsa Anwil dy fitore e dy humbje.