“Qe çka thotë ligji për buxhetin e RTK-së! Krejt çka duhet, është një vendim i Komisionit për Buxhet, të cilin opozita po refuzon ta themelojë,” ka shkruar Murati.

Ai ka mohuar pretendimet se ky komision nuk mund të formohet pa u ditur se kush është qeveria e kush opozita.

“Dhe jo, nuk është e vërtetë që Komisioni për Buxhet nuk mund të formohet pa u ditur se kush është qeveria e kush është opozita. Ajo vlen për Komisionin për AKI dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike. Prandaj ky arsyetim i opozitës nuk vlen,” ka theksuar ai.

Murati ka akuzuar opozitën për sabotim të shtetit, duke thënë se “thjesht, opozita ka vendosur ta sabotojë shtetin.”

Në reagimin e tij, ministri në detyrë ka bashkëngjitur edhe pjesën e ligjit për ndarjet buxhetore, ku thuhet se: “Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë të përcaktuar nga RTK-ja në bankë komerciale, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.”