Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

 

“Në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin në rritje të vendit në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, ka përfunduar Osmani.