Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të OEK , biseda u fokusua në zhvillimin e sektorit privat, ndihmën për bizneset vendore dhe krijimin e mundësive të reja.
“Rafuna falënderoi ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj ekonomisë së Kosovës dhe për partneritetin me OEK në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se të dyja palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të projekteve të përbashkëta të OEK.




